/ATSH-AFP/ - Shefat e diplomacisë ukrainase, ruse, franceze dhe gjermane do të takohen të hënën në Berlin për të ekzaminuar zbatimin e marrëveshjeve të paqes të Minskut, të muajit shkurt, për krizën ukrainase, deklaroi sot ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius.
"Pas një takimi të hënën paradite në Barcelonë, në mbrëmje do të jem në Berlin", deklaroi Fabius.
Zyra e tij e shtypit saktësoi se do të jetë takim i formatit të ashtuquajtur "Normandi".
Ky format bën aluzion për takimin e parë mes këtyre shteteve (Ukrainë-Rusi-Francë-Gjermani) që u bë më 6 qershor 2014 për të përkujtuar Zbarkimin në Normandi./ a.jor.
/Shqiptarja.com