
Ditën e sotme është zhvilluar takimi mes kancelarit austriak Karl Nehammer dhe presidentit rus Vladimir Putin. Ai është lideri i parë i Bashkimit Evropian që takohet me Putinin që kur ai urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën më 24 shkurt.
Kancelari tha se bisedimet mes tyre ishin shumë të drejtpërdrejta, të hapura dhe të ashpra.
“Unë dhashë një mesazh të rëndësishëm për Putin. I thash që lufta në Ukrainë duhet të përfundojë sepse në luftë ka vetëm humbës nga të dyja palët", tha kancelari.
Ai shtoi se vizita nuk ishte miqësore, ndërsa shtoi se e ndjente si detyrë për ta takuar.
Takimi i tyre zgjati 90 minuta dhe sipas mediave ishte “pa shtrëngim duarsh”.
Lajmi kryesor:
Kancelari austriak takim me Putin: Nuk ishte miqësor! Kryebashkiaku Mariupolit: Mbi 10 mijë civilë të vrarë, separatistët morën portin









