Takimi i Bardhit me deputetët, Kadilli në Report Tv: Berishën e quajnë vrasës e më pas e marrin në krah! Opozita pa moral, llogari e pastër meskine

Fatbardh Kadilli anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, e ka cilësuar si pa moral politik takimin e sotëm të deputetëve të Gazment Bardhit e të Sali Berishës, me qëllim unifikimin e aksionit opozitar.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Kadillit tha se se gjithë lufta kundër Sali Berishës, të gjitha akuzat ndërmjet tyre bien poshtë, duke treguar në këtë mënyrë se po veprojnë për llogari meskinë. Sipas, Kadillit, Berisha s’ka ndryshuar qëndrim, por Gazment Bardhi ka ndryshuar, e shton se ku është morali i opozitës në këtë mes.

‘Sot mazhornca merr lajmin me të mirë. Në amoralitet qëndrimesh. Nuk është fjala për akuza, që e quan 'Vrasës të Gërdecit', 'babi i Zenit', qëndrimi politik i kësaj partie erdhi me në krye Bardhin i cili vendosi që Berisha të mos jetë. Berisha nuk ka ndryshuar qëndrim, por Gaz Bardhi ka ndryshuar qëndrim! Çfarë mortaliteti politik kemi? Atë që quajmë vrasës e marrim në krah! Teatër kombit! Po pse qenka më i keq Edi Rama? Pse qenka më i keq Ilir Meta? Opozita nuk ka asnjë piedestal ku ti vendosë këmbët përveç moralit dhe të vërtetës. Llogari e pastër! Kjo është opozitë jo serioze, që bën llogari jo të ndershme. Kanë marrë peng opozitën duke mos qenë opozitë. Ti pret që shqiptarët këta ti votojnë? Jo! Edi Rama nuk rrëzohet me modelin e ngjashëm si vetja!’- tha Kadilli, për gazetarin Arbër Hitaj.

Me iniciativën e Gazment Bardhit, deputetët e tij mbështetës, deputetët e Berishës dhe aleatët u mblodhën në një takim të përbashkët. Lulzim Basha dhe 10 të tjerët që e përkrahin bojkotuan. Pas takimit Berisha e quajti hap të suksesshëm, ndërsa Gazment Bardhi njoftoi se takimi ishte rreth unifikimit të aksionit në parlament e reformës zgjedhore.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Poradeci: 05/09/2023 23:21

    Foli ky vemja, po ik o familje spiunësh, qenke ti më i mirë me Bashën

    Përgjigju
  • beni: 05/09/2023 18:18

    o bardhi, leje mer mos fol ti per pd e per pazare se dihesh se kush je

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër