
Yuri Kim në takim me Lindita Nikollën
Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim në ambientet e kuvendit me Ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri. Kim po ashtu zhvilloi një takim edhe me Agron Gjekmarkaj, si zëvendëskryetar nga radhët e opozitës.
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë në një postim në Twitter tha se gjatë takimeve ambasadorja shprehu urime lidhur me hapjen e sesionit të ri parlamentar duke theksuar përgjegjësinë e ligjvënësve për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin.
"Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim u takua sot me kryeparlamentaren Nikolla dhe veçmas zëvendëskryetarin Gjekmarkaj për të shprehur urimet më të mira për sesionin parlamentare të sapo hapur, i cili do të diskutojë dhe vendosë për një sërë çështjesh të rëndësishme. Ajo ritheksoi përgjegjësinë e ligjvënësve për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin, veçanërisht, ndërsa Shqipëria negocion zyrtarisht anëtarësimin e saj të plotë në BE. Ambasadori do të takohet me liderë të tjerë për të nënvizuar rëndësinë e ndjekjes së ligjeve, zbatimit të rregullave dhe forcimit të institucioneve demokratike.", thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. ", thotë Ambasada e SHBA-ve në njoftimin e saj.

Yuri Kim dhe Agron Gjekmarkaj
Lajmi kryesor:
Sesioni i ri parlamentar, Kim takohet me Nikollën e Gjekmarkajn! Mesazh Berishës: Bashkëpunojmë vetëm me opozitën legjitime që kanë rol në luftën kundër korrupsionit









