Në takimin inaugurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, kryeministri Edi Rama tha se Unioni i ka surprizuar me gatishmërinë që ka treguar për të marrë Shqipërinë në 'kështjellën' e saj. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se kjo është hera e parë që yjet e vendit tonë janë në të njëjtën linjë me atë të BE, dhe ky moment duhet shfrytëzuar.
Presidenti i EESC, Oliver Ropke vlerësoi Shqipërinë për performancën më të mirë në negociata.
“Jemi mirëpritur brenda kështjellës së Brukselit si të barabartë dhe madje na është dhënë mundësia për t’u ndjerë të barabartë. Nga ana tjetër, jam entuziast që Komiteti do të shërbejë qëllimin e ndihmës që të nxisë aktorët tanë të rriten dhe të bëhen pjesë e rëndësisshme e anëtarësisë së Shqipërisë dhe pjesëmarrjes së Shqipërisë në jetën e familjes evropiane si anëtarë e barabartë shpejt dhe dëshiroj. Ka qenë rrugë e gjatë me shumë situata ku e gjetëm veten të mbërthyer, por më duhet të them se tani jemi po jetojmë në një moment në kohë kur Brukseli dhe BE na kanë surprizuar me vullnetin e tyre të fortë dhe të qartë për të na marrë brenda.”, u shpreh Rama.
Kryeministri bëri një koment për ata që e cilësojnë retorikën e tij për integrimin si iluzion dhe propagandë, duke përmendur ecurinë e shpejtë të negociatave, ndryshe nga vende të tjera të rajonit si Mali i Zi dhe Serbia që kanë 'ngecur' në këtë proces. Sipas kreut të qeverisë, vendi ynë ka shansin që të hapë të gjithë grupakapitujt brenda këtij viti.
"Thonë është iluzion e propagandë, kur s’ka ndodhur në 12 vjet, pse duhet të ndodhë në 4 vite, por këta njerëz nuk janë të informuar se Mali i Zi ka çeluar negociatat që në 2012, Serbia në 2024, RMV kishte një emër tjetër kur u bë vend kandidat dhe sot ne e gjejmë veten tonë në pararojë pasi çelëm negociatat vitin e kaluar dhe këtë vit, kemi shans të mirë të hapim grupkapitujt.”, u shpreh Rama.
Rama e cilësoi rrugëtimin e Shqipërisë si unik, duke marrë parasysh të shkuarën e vendit.
"Arsyeja pse po përgëzoj kaq shumë BE, është të ngushëllojë veten dhe të tjerët për dhimbjet me të cilat duhet përballur kur duhet të merresh me të. Fundi është pozitiv, por rrugëtimi është mjaft i dhimbshëm. Por të duhet ta kalosh.", tha Rama.
Në takim, mbajti një fjalë edhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka, e cila tha se vendi është çdo ditë e më shumë pranë BE.
“Shqipëria po përparon në mënyrë të qëndrueshme në anëtarësimin drejt BE, çdo ditë është një hap përpara. Shqipëria ka për synim që të dialogojë më ngushtësisht me institucionet e BE. Dhe kjo është ajo që po bëjmë sot.”, u shpreh Dhuka.
Presidenti i EESC Oliver Ropke, në takimin inaugurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE që u mbajt në Tiranë, vlerësoi se Shqipëria është një ndër vendet me performacën më të mirë të negociatave në rrugëtimin drejt Unionit.
“Nuk ka të bëjë vetëm me opinione dhe kontributin tuaj, por bërjen pjesë tuaj të procesit ndaj institucioneve të BE dhe të gëzoni përparësitë që sjell anëtarësimi në BE para se të bëheni anëtar, Ky është koncept i integrimit të pjesshëm dhe që e kemi të aplikuar në EESC tonë. Disa prej pjesëmarrësve shqiptarë do të marrin pjesë në opinionin tonë të radhës. Vlerësimi ka qenë pozitiv dhe KE ka vendosur të mbështesë më tej këtë nismë dhe vërtetë do të doja të falënderoja Komisionerin e BE se pa mbështetjen e saj do të ishte e vështirë për të pasur këtë nismë. Këto tre ditë në Shqipëri ku komiteti jonë është i pranishëm do të shënojnë një gru kilometrik të rëndësishëm që tregojnë se Shqipëria është një nga anëtarët me performancë më të shkëlqyer në rrugën e anëtarësimit në BE në grupin e të drejtave themelore dhe shtetit të së drejtës.”, u shpreh ai.
Më tej, ai shprehu bindjen se vendi do të arrijë të përmbyllë grupkapitujt brenda afatit të parashikuar dhe të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE brenda 2030.
“Para pak kohe vendosëm që ky grup të vizitojë të tëra vendet kandidate dhe tani janë këtu. Sic e thashë jam i bindur se Shqipëria është pranë të bërit nga nga vendet me performancë më të mirë të negociatave dhe me tërë zemër iu uroj që të arrini të tëra ambiciet për të mbyllur deri në 2027 të tërë kapitujt që të bëheni anëtar deri në 2030. Është objektiv ambicioz por me sienergjinë e autoriteteve shqiptare dhe shoqërisë civile është i arritshëm. Duhet të jemi të drejtë, e dimë që në të kaluarën kemi lënë disa shtete në listë pritjesh dhe nuk duhet përsërisim këtë gabim. Jam pozitiv se do ta përmbyllim këtë proces siç e dëshironi edhe ju dhe siç është paraparë.”, u shpreh Rama.”, përfundoi Ropke.
Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke në takimin inaugurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE.
Në fund të fjalës së tij, Rama e falenderoi presidentin e EESC duke i thënë mes batutash se “keni qenë një sindikalist i vërtetë duke thyer tavanet e xhamit në Bruksel për ne”.
Më tej, Rama tha se mund t'i ofronte një punë nëse Brukseli do e lërë pas dore, duke thënë se 'mund t’ju ofroj çdo punë përveç times'.
“Faleminderit zoti president, keni qenë një sindikalist i vërtetë duke thyer tavanet e xhamit në Bruksel për ne. Natyrisht duke përdorur teknikat tuaja të sindikalistit që ne i vlerësojmë shumë. Nuk e di cila do të jetë puna juaj e ardhshme, por të jeni të sigurt që Shqipëria do tju ofrojë një punë nëse në Brukseli do të hakmerret dhe do të përpiqet që t’ju lërë pas dore. Sa herë të keni nevojë për punë ejani në Shqipëri, mund t’ju ofroj çdo punë përveç times”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se është hera e parë që yjet e Shqipërisë janë në një linjë me atë të BE, ndërsa shtoi se duhet ta shfrytëzojnë këtë moment historik. Në takimin inaugurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, kreu i qeverisë tha se vendi ynë ka mundësinë që brenda këtij viti të hapë të gjitha grupkapitujt për negociatat.
“Është hera e parë që yjet tona janë në një linjë me yjet e BE-së edhe për të ardhmen dhe perspektivës, por edhe për të tashmen. BE ka qenë i kujdesshëm të thotë se vendi ynë është në Evropë, që horizonti është vendi ku do të bashkohemi, por s’e kemi ndjerë kurrë gatishmërinë për ta bërë këtë realitet tani. Kjo lidhet jo vetëm me punën tonë të mirë, por edhe situatën e përgjithshem brenda kontinentit tonë dhe përtej tij. Por ajo që përpiqem të them çdo ditë bashkëpunëtorëve të mi dhe njerëzve, është që dera është hapur. Duhet të përfitojmë nga ky shans dhe të bëjmë maksimumin për të qenë brenda kur kjo derë të mbyllet sërish. Se kështjella hap dyert dhe më pas i mbyll dhe ka nga ata që kanë qenë më të shpejtë, kanë hyrë dhe e kanë gjetur brenda veten kur dera është mbyllur.", tha Rama.
Një koment bëri edhe për spektikët që besojnë se retorika për integrimin është iluzion dhe propagandë. Rama tha se vendi ynë ka bërë shumë përparësi në negociata ndërsa kujtoi vendet e rajonit si Mali i Zi dhe Serbia, që kanë ngecur në këtë proces prej vitesh.
"Ka shumë njerëz që përpiqen të thonë se nuk do të ndodhë, por ajo që përpiqemi t’ju themi është që të bëjmë më të mirën për t’i vënë të gjitha energjitë në këtë drejtim. Thonë është iluzion e propagandë, kur s’ka ndodhur në 12 vjet, pse duhet të ndodhë në 4 vite, por këta njerëz nuk janë të informuar se Mali i Zi ka çelur negociatat që në 2012, Serbia në 2024, RMV kishte një emër tjetër kur u bë vend kandidat dhe sot ne e gjejmë veten tonë në pararojë pasi çelëm negociatat vitin e kaluar dhe këtë vit, kemi shans të mirë të hapim grupkapitujt.”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE si unik. Kreu i qeverisë nuk kurseu batutat me presidentin e EESC, Oliver Ropke teksa tha se kanë një buzëqeshje ndryshe nga ajo tipikja e Brukselit, ndoshta se po punojnë me shoqërinë civile dhe me sindikatat.
Me shaka, ai shtoi se do të donte të ishte edhe ai një sindikalist, por do të ishte dhimbja e madhe koke për qeverinë e tij.
"Ky moment në kohë me të cilin duhet të merremi, e kam mirënjohjen për presidentin dhe ekipijn e tij. Kanë edhe një buzëqeshje ndryshe nga ajo tipikja e Brukselit ndoshta se punojnë me pjesën më të lirë të shoqërisë evropiane, shoqëria civile, sindikatat. Interesante të jesh sindikalist sepse ke shansin të thuash çdo gjë të keqe për shoqërinë, por s’e ke për detyrë t’i ndreqësh. Do të doja të isha sindikalist. Jam i sigurt se do të isha dhimbja më e madhe e kokës e qeverisë që drejtohet nga unë. Dua ta mbyll duke thënë që president Rokpe është një prej miqve më të dashur të Shqipërisë dhe kështu është, jam i sigurt, fati më i mirë që na ka rënë sepse ai shpejt do të zëvendësohet, apo ajo çfarë ka ndërtuar shpresoj nuk do të shkatërrohet por të shërbejë si themel për të ndërtuar më tej. Rrugëtimi ynë është rrugëtim që e konsiderojmë si bekim unik dhe që vjen me faktin se jemi në zemër të Evropës dhe që mund të shfrytëzojmë njohuritë dhe instrumentet e BE për të jetuar një transformim të thellë", tha Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se:
"E them gjithmonë se kur kthehesh në të shkuarën e Shqipërisë dhe përpiqesh të gjesh se kush ka pasur një të shkuar të krahasueshme me tonën, duhet të dalësh jashtë Evrope për ta gjetur këtë. Ka ngjashmëri me vende ku Evropa dhe bota perëndimore është përpjekur rrjedhën e historisë por ka dështuar, Afganistani, Iraku. Por besoj se arsyeja kryesore se këto ndërhyrje kanë dështuar nuk ka të bëjë me atë që thuhet, por këto vende nuk kanë bekimin që të jenë në mes të Evropës dhe të kenë BE në derën ngjitur që iu jep njohuri dhe dijen për ndërtimin e shtetit. Kemi shumë më tepër për të bërë. Arsyeja pse po përgëzoj kaq shumë BE, është të ngushëllojë veten dhe të tjerët për dhimbjet me të cilat duhet përballur kur duhet të merresh me të. Fundi është pozitiv, por rrugëtimi është mjaft i dhimbshëm. Por të duhet ta kalosh."
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Silvio Gonzato, i pranishëm në takimin inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, tha se në procesin e integrimit të vendit drejt Unionit, duhet të përfshihet dhe të ketë rol aktiv edhe shoqëria civile.
“Proces që përfshin të gjithë shoqërinë. Nuk mund të lihet vetëm për shoqërinë dhe Kuvendit, por organizatat e shoqërisë civile duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Këto vende do të duhet të përfshijnë shoqërinë civile në të gjithë punën që do të bëhet para se të bëhen pjesë e familjes tonë. Të ecësh përpara në BE kërkon angazhim politik, të qytetarëve dhe shoqërinë civile.
Qeveria mund të përfitojë nga ekspertiza dhe njohuritë e shoqërisë civile. Shoqëritë civile të luajnë rol pro aktiv. Në kontekstin e anëtarësimit të BE, pjesëmarrja në vendimmarrje e shoqërisë civile është e rëndësishme.”, tha mes të tjerash Gonzato.
Komente


Kryezotet e ndertojne keshtjellen aty ku jetojne. Kur bie keshtjella jote shkon tek aleatet.
Përgjigju