Sot në Uashington do të mbahet takimi i parë i Bordit të Paqes ku shtetet anëtare do të flasin për strategjitë dhe financimin e rindërtimit të Gazës.
Një pjesë e mirë e aleatëve perëndimorë të SHBA-ve kanë zgjedhur distancën, ndërsa disa vende të Lindjes së Mesme do të marrin pjesë në takimin që do të zhvillohet në Institutin e Paqes.
Trump është kritikuar për ftesat kundrejt Benjamin Netanyahut të Izraelit dhe Vladimir Putinit të Rusisë. Deri tani, vetëm Netanyahu e ka pranuar formalisht, megjithëse është indinjuar nga përfshirja e zyrtarëve nga Turqia e Katari në Bordin Ekzekutiv për Gazën.
Shtëpia e Bardhë ka ftuar 50 vende, 35 udhëheqës kanë shprehur interes, por deri më tani, 27 janë regjistruar.
Vendet që kanë pranuar ftesën janë: Shqipëria, Kosova, Armenia, Azerbajxhani, Argjentina, El Salvadori, Paraguaj, Pakistani, Indonezia, Kamboxhia, Bahreini, Uzbekistani, Kazakistani, Katari, (kryeministri, i cili është edhe ministër i jashtëm), Hungaria, Egjipti (kryeministri) dhe Vietnami. Në nivel ministror, do të jenë të pranishme Jordania, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Maroku, Omani, Turqia, Bjellorusia dhe Izraeli. Bullgaria, e cila dëshiron të bashkohet me Bordin pas ratifikimit parlamentar, do të dërgojë një delegacion të udhëhequr nga Ivan Naydenov, sekretar i përhershëm i Ministrisë së Jashtme.
Vendet vëzhguese përfshijnë Italinë, të përfaqësuar nga Antonio Tajani, Qipron (Ministër i Jashtëm), Greqinë (Zëvendësministër i Jashtëm) dhe Rumaninë (Presidente); Ambasadori i Koresë së Jugut Yonghyon Kim; Ndihmësin Special të Japonisë për Ministrin e Jashtëm, Takeshi Okubo, përgjegjës për rindërtimin në Gaza; Ambasadorin e Holandës në Shtetet e Bashkuara; dhe Këshilltarin e Politikës së Jashtme të Polonisë.
Refuzimi ka ardhur së pari nga Komisioni Europian, më pas nga Vatikani, Zelanda e Re, Kroacia, Franca, Gjermania, Norvegjia, Suedia, Sllovenia, Mbretëria e Bashkuar, Meksika dhe Ukraina.
Australia shprehet se po e shqyrton ende ftesën.
Lista e plotë e pjesëmarrësve që do të priten në Institutin e Paqes:
- FIFA
- Bashkimi Europian
- Gjermania
- Koreja e Jugut
- Japonia
- Zvicra
- Polonia
- Bullgaria
- Norvegjia
- India
- Tajlanda
- Mbretëria e Bashkuar
- Finlanda
- Holanda
- Austria
- Meksika
- Mongolia
- Greqia
- Bjellorusia
- Kuvajti
- Izraeli
- Sllovakia
- Turqia
- Qipro
- Kroacia
- Omani
- El Salvador
- Arabia Saudite
- Maroku
- Republika Çeke
- Italia
- Jordania
- Emiratet e Bashkuara Arabe
- Kamboxhia
- Katari
- Armenia
- Shqipëria
- Hungaria
- Vietnami
- Rumania
- Indonezia
- Argjentina
- Paraguai
- Uzbekistani
- Kosova
- Kazakistani
- Azerbajxhani
- Bahreini
- Pakistani
- Egjipti
Komente












Me patericat e botes, kryesisht vende te botes se III-te dhe jodemokratike, te cilat nuk kane arritur te vene paqe ne kombet e tyre, na u dashka bere ky bord?!?!
PërgjigjuKēto probleme i takojnē OKB-sē,prezente dhe vendet qē shkaktuan kētē traghedi njerēzore tē turpēshme,super kriminale direkt apo indirerekt .!Palestina ēshtē shtet ..!
Përgjigju