SHBA- “Jemi të nderuar që na bashkohet në mbledhjen e Bordit të Paqes Kryeministri i Shqipërisë zoti Rama”, ishin fjalët që Presidenti i SHBA Donald Trump tha teksa nisi të falënderonte liderët botërorë për pjesëmarrjen e tyre në bordin e paqes.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë hyri i fundit në sallën e Institutit të SHBA për paqen në Uashington, ku u organizua ceremonia e inaugurimit të Bordit të Paqes, nismë e presidentit Trump.

Nisja e punës së Bordit të paqes, u njoftua se bashku me një kontribut prej 17 miliardë dollarësh, nga të cilat 7 prej vendeve anëtare dhe 10 nga shtetet e Bashkuara. Kazakistani, Azerbajxhani, Maroku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani dhe Kuvajti kanë dhënë në total 7 mld dollarë, ndërsa shqipëria dhe Kosova deri në këtë fazë nuk kanë kontribuuar financiarisht, por do angazhohen duke dërguar trupa sigurie.

Gjenerali Major Jasper Jeffers i SHBA tha se forca e stabilizimit synon të zmadhohet deri në 12 mijë trupa ndërkombëtare e përbërë nga ushtarë dhe policë. 5 shtete do të plotësojnë pjesën më të madhe të kësaj forcë. Indonezia, Maroku, Kazakistani Kosova dhe Shqipëri.

Presidenti amerikan përmendi në fjalën e tij konfliktet dhe tensionet që kanë ende nevojë për zgjidhje, si ai me Iranin, për të cilin njoftoi se do të marrë një vendim brenda 10 ditëve të ardhshme.

Tha se Bordi synon të bashkëpunojë më OKB të cilën e vlerësoi si një organizatë më shumë potencial duke shuar disi shqetësimet për një zëvendësim të saj.

Në fund të takimit Rama dhe Osmani, patën një tjetër moment me president amerikan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:05
Kujtimi 'i hidhur' i presidentit amerikan! Ja kush është Jack Smith, prokurori që ndoqi penalisht Trumpin e që çoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë

1771539096_18trumpspecialcounseljacksmith1489esuperJumbo.jpg

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington, kryeministri Edi Rama shfrytëzoi rastin për t'i kërkuar presidentit Donald Trump që të ndërhyrje për të parandaluar një padrejtësi të mundshme ndaj 4-ish krerëve të UÇK-së, që pas një sage shqyrtimi gjyqësor prej më shumë 5 vitesh, Haga pritet të japë vendimin e saj.

Rama i kujtoi presidentit se akuzat ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së u fabrikuan kryesisht nga prokurori amerikan Jack Smith, i cili drejtoi 2 çështje penale kundër Trump, para se ky i fundit të fitonte mandatin e dytë presidencial.

Jack Smith, lidhja me Trump dhe UÇK

Prokurori amerikan Jack Smith, i njohur nga shqiptarët si kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë që ngriti aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçi, sot përballet me një hetim zyrtar në Shtetet e Bashkuara. Smith drejtoi hetimet dhe çoi përpara procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ndërkohë, në SHBA ai është nën hetim nga Zyra e Këshilltarit të Posaçëm për shkelje të mundshme të Aktit Hatch, ligjit federal që ndalon zyrtarët të përfshihen në veprimtari politike gjatë ushtrimit të detyrës. Hetimi lidhet me rolin e tij si prokuror i posaçëm i emëruar nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland në nëntor 2022, kur ai drejtoi dy çështje penale kundër Donald Trump: për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara dhe për rolin në ngjarjet e 6 janarit 2021 në Kapitol. Të dyja rastet u rrëzuan nga gjykatat pas rikthimit të Trump në presidencë. Senatorë republikanë, mes tyre Tom Cotton, e kanë akuzuar Smith për “abuzim me pushtetin” dhe përdorim politik të drejtësisë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, ndërsa vetë Trump e quante kriminel.

Sa i përket çështjes në Hagë, më 24 qershor 2020 zyra e Smith bëri publike ekzistencën e një aktakuze ndaj Thaçit dhe tre ish-zyrtarëve të tjerë të UÇK-së, ndërsa hetimi ishte ende në proces dhe para konfirmimit zyrtar nga gjyqtari i procedurës paraprake. Aktakuza u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor, çka çoi në dorëheqjen e Thaçit nga posti i presidentit të Kosovës.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, ndalim dhe trajtim çnjerëzor të të ndaluarve, zhdukje me forcë dhe përndjekje. Sipas aktakuzës, krimet dyshohet se janë kryer kundër kundërshtarëve politikë dhe personave të tjerë gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Të pandehurit janë vetëdeklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat dhe prej nëntorit 2020 mbahen në paraburgim në Hagë, ndërsa gjykimi ka nisur më 3 prill 2023 dhe vijon ende.

Ora 21:50
Trump i garantoi mbështetje nëse cenohet nga Serbia, Osmani: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane

1771534802_63910280714501047498073932113844027549830131n.jpg

Pas mbledhjes së parë të Bordit të Paqes në Uashington, presidenti Donald Trump i garantoi mbështetje të plotë nëse krijohen probleme mes Kosovës dhe Serbisë, presidentja Vjosa Osmani shkroi në Facebook se "Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane".

"Faleminderit, President Trump",- shkroi Osmani.

 

Ora 17:56
Pas mbledhjes së Bordit të Paqes, Trump bisedon veçmas me Ramën dhe Osmanin në Uashingtonin (FOTO+VIDEO)

Në përfundim në mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes që u mbajt në Uashington, presidenti Donald Trump bisedoi veçmas për disa minuta me kryeministrin Edi Rama dhe presidenten Vjosa Osmani.

Nga gjuha e trupit duket se diskutimi mes presidentit amerikan dhe 2 liderëve shqiptarë dukej i afërt dhe serioz. Dhe ndarja e kryeminisrit Rama me presidentin Trump la të kuptonte se bashkëpunimi do të vijojë intensivisht dhe pas mbledhjes së sotme.

Ora 17:40
Richard Grenell poston mesazhin e Trump për Kosovën: Nëse keni probleme me Serbinë më telefononi

1771519339_postirichardit.jpg

Në fjalën hapëse të mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes që u zhvillua sot në Uashington, presidenti Donald Trump iu drejtua presidentes Vjosa Osmani duke i thënë që paqja mes Kosovës dhe Serbisë po shkon mirë, por nëse krijohen probleme "telefono dhe ne do ta zgjidhim".

Ky mesazh i Trump është postuar në rrjetet sociale edhe nga i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Misione Speciale, Richard Grenell.

Ora 17:27
Rama në Bordin e Paqes me Trump: Shqipëria do të kontribuojë me trupa në Gaza

 

Në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington, kryeministri Edi Rama tha se "Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në forcën e stabilizimit me trupat e saj. Në të njëjtën kohë propozoj që ky bord të ftojë të gjitha vendet të kontribuojnë drejtpërdrejtë me ndërtimin e një objekti publik të dedikuar për fëmijët palestinezë".

Ora 17:20
Rama në mbledhjen e Bordit të Paqes me Trump, Hasani: Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA kanë qenë gjithmonë të afërta

Kreu i Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, Igli Hasani, ishte i ftuar në Report Tv ku komentoi sot rolin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, takimi inaugural i të cilit po mbahet në Uashington, ku Shqipëria merr pjesë si një nga vendet themeluese.

Sipas Hasanit, marrëdhëniet Shqipëri-SHBA kanë qenë gjithmonë të afërta dhe politika e jashtme shqiptare ka mundësuar ngritjen e profilit ndërkombëtar të vendit dhe ndihmimin aty ku ka nevojë, duke marrë si shembull rastin e Gazës.

“Shqipëria është një anëtare themeluese e këtij bordi dhe ka treguar gjithmonë se është një aleat i ngushtë,” tha Hasani.

Ish-ministri i Jashtëm qartësoi se Shqipëria nuk do të kontribuojë financiarisht në rimëkëmbjen e Gazës, por me trupa policore dhe ushtarake. Hasani theksoi se Shqipëria ka kontribuar kryesisht në terren dhe në operacione paqeruajtëse, duke shmangur përfshirjen në konfliktet luftarake, dhe kjo ekspertizë e fituar ndër vite do t'u mundësojë vendit një përfaqësim dinjitoz në skenën ndërkombëtare.

Ora 17:19
Rama në Bordin e Paqes ngre çështjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka

 

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Bordit të Paqes në Uashington, ngriti edhe çështjen e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

"Më lejoni shumë shkurtimisht t’ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur më pranë vendit tim, ku udhëheqja e presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje. Presidenti i Kosovës, që aso kohe, u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje në praninë e presidentit Trump, dhe në fakt kjo ishte ajo që u bë nga ai prokuror special që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht.

Sot, presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në paraburgim nga një gjykatë e posaçme në Hagë, e sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike, disa prej tyre të pranishme këtu, që duhet t’ju vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, zoti president, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh dhe tatimpaguesit e tij kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës.

Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu që u ngrit nga rezistenca ndaj spastrimit etnik për t’u bërë paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar në një gjykatë që deri më tani ka dështuar në çdo hap të vetin t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike. Për hir të Zotit, zoti president, le të bëjmë diçka përpara se, siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish.

Edhe njëherë, faleminderit shumë që përfshini Shqipërinë në këtë nismë fisnike, duke sjellë miq, duke qenë miq të afërt me Izraelin dhe me vendet arabe. Shpresojmë fort se jemi një vlerë e shtuar e vizionit tuaj të jashtëzakonshëm", tha Rama.

Ora 17:15
Rama në Bordin e Paqes: Vlerësojmë rolin deçiziv të Trump për të vendosur paqen në Gaza

 

Në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington, kryeministri Edi Rama tha se "ne vlerësojmë rolin e deçziv të presidentit Trump për të përfunduar konfliktin në Gaza".

Ora 17:13
Rama: Shqipëria e nderuar të jetë vend themelues i bordit të Paqes, s’më duket tentativë për të zëvendësuar OKB

Rama flet në Bordin e Paqes.

“Flet vetë se sa e nderuar është Shqipëria të jetë vend themelues. Shumë në Europë thonë se Bordi është bërë për të zvëvendësuar OKB, nuk më duket si një tentativë për të zëvendësuar OKB. Zoti e bekoftë bordin e paqes”, tha Rama.

 

 

Ora 16:59
Gjeneral Majori amerikan: Shqipëria dhe Kosova mes 5 vendeve të para që do të dërgojë trupa në Gaza

Gjeneral Majori Jeffers amerikan tha në mesin e 4 vendeve të para që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar me trupa ushtarake në Gaza janë Shqipëria, Kosova, Azerbajxhani, Kazakistani, Maroku.

“Jam i nderuar që të deklaroj sot se 5 vendet e para që do të angazhojnë trupa ushtarakë, Shqipëria, Kosova, Azerbajxhani, Kazakistani, Maroku. Egjipti dhe Jordani janë përkushtuar për të trajnuar forcat e policisë. Më këto hapa të parë kërkojmë të sjellim siguri për paqe të qëndrueshme në Gaza”

Ora 16:27
'Bordi i Paqes do mbikëqyrë OKB-në', Trump-liderëve të pranishëm: Jeni udhëheqës të fortë dhe miqtë e mi

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Bordi i Paqes do të mbikëqyrë OKB-në dhe të sigurojë që të funksionojë siç duhet.

"Do të punojmë me OKB-në, ngushtësisht. Mendoj se OKB-ja ka potencial shumë të lartë, nuk e kanë arritur deri tani. Duhet të flas edhe për 8 luftërat e tjera. Nuk do të jem këtu ndoshta edhe për shumë kohë, por OKB-ja duhet të jetë më e fuqishme, Bordi i Paqes do ndihmojë OKB-në që kjo të funksionojë. Do forcojmë OKB-në, të sigurohemi që kanë ambientet e duhura, nëse ka nevojë për kontribut financiar, do i ndihmojmë me kontribute financiare. Kemi njerëz shumë të mirë në OKB, kanë potencial të lartë. Është shumë e rëndësishme dhe do jetë në gjendje ta arrijë potencialin. Faleminderit që jeni këtu, jeni njerëz të mëdhenj, ju dhe vendet tuaja, jeni udhëheqës të fortë. Çdo njërin këtu prej jush sot, kam arritur ta njoh dhe ta respektoj, jeni miqtë e mi, nëse mund t’iu ndihmoj, ma thoni. Ky është një Bord i Paqes, siç nuk ka qenë kurrë më parë", deklaroi Trump.

Ora 16:26
Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar dërgimin e trupave në Gaza

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump tha se përveç fondeve të mbledhura nga disa shtete, Kosova, Shqipëria e të tjerë vende do të kontribuojnë me trupa dhe polici për në Gaza.

“Kemi një përgjigje shumë të mirë nga Europa. Kemi një lidhje shumë të mirë me Europën dhe NATO-n. Norvegjia ka rënë dakord që të presë një event që do të presë Bordin e Paqes. Mendova që do të me jepnin Çmim Nobel për Paqen, kjo është më pak entuziaste, por nuk më intereson për çmime por për paqen. Kam një aftësi për të ndaluar luftëra dhe do e përdor këtë aftësi. Dua që të shpëtoj jetë dhe nuk më intereson për çmime. 2 miliardë dollarë fonde për Gazën. Japonia ka premtuar që do të organizojë për të mbledhur fonde, Kina do të jetë e përfshirë, mendoj që edhe Rusia do të jetë dakord. FIFA do të ndihmojë për të mbledhur 77 miliardë euro për Gazën, mendoj që ka të bëjë me fushat. Së shpejti do të njoftojmë detajet dhe nëse mundem së shpejti do të shkoj atje.

Kombet që janë këtu sot, nuk do të mbledhin thjesht para, por disa do të dërgojnë persona për të mbikëqyrur dhe siguruar një paqe të sigurt në Gaza. Indonezia shumë faleminderit.  Maroku faleminderit shumë. Shqipëria, Kosova, Kazakistani të gjithë kanë premtuar trupa dhe polici në Gaza. Mendoj që do të kemi disa njerëz shumë të mirë në atë forcë policie. Të gjitha këto vende po punojnë për një vizion që ka të bëjë me paqen në Lindjen e Mesme. Tani është koha për Iranin që të na bashkohet. Nuk duhet të bëjnë destabilitetin në rajon. Nëse nuk arrihet marrëveshja gjëra shumë të këqija do të ndodhin”, tha Trump.

Ora 16:15
Presidenti Donald Trump: Nuk më intereson çmimi Nobel, dua të shpëtoj jetë!

 

“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Europën. Kreu i NATO-s po bën një punë të mirë.” Kështu u shpreh president Donald Trump gjatë fjalimit të tij në takimin e Bordit të Paqes.

Ai tha se Norvegjia do të mbledhë Bordin e Paqes dhe shtoi me ironi se mendoi se po i jepnin Çmimin Nobel. “Nuk më intereson Çmimi Nobel, më intereson paqja,” u shpreh ai.

Presidenti Donald Trump theksoi se nëse ka mundësinë të ndalë luftërat, do ta bëjë. “Nëse kam aftësinë të fik luftërat, dua ta bëj. Dua të shpëtoj jetë,” tha ai para të pranishmëve.

Ora 16:15
'Kemi punë për të bërë me Iranin', Trump: Nuk mund t'i lejojmë të kenë armë bërthamore

 

Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Në fjalën e tij në Bordin e Paqes, Trump deklaroi se nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme, sa kohë Irani ka bombë bërthamoere.

Trump u shpreh se SHBA dhe aleatët janë të përkushtuar për paqe në Gaza.

“Kemi punë për të bërë ende me Iranin, nuk mund t’i lejojmë të kenë armë bëthamore. Nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme, sa kohë Irani ka bombën bërthamore. Këtë ua kemi thënë me fjalë të ashpra. SHBA dhe partnerët kanë dërguar ndihma humanitare në Gaza, siç nuk janë parë më përpara. Kemi arritur të sjellim shumë njerëz të rinj në këtë organizatë. Po punojmë me OKB, do flas edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me të. Më fikën teleprompterin herën e fundit, nuk kisha teleprompter. Kisha fjalimin më të mirë të mundshëm të përgatitur. Së bashku ne jemi të përkushtuar për të arritur paqe në Gaza. Shumë vende që nuk kanë lidhje me këtë zonë, por janë afër saj, janë të interesuar për paqe në Lindjen e Mesme. Janë dy vende që donin të luftonin kundër Hamasit. Por u kam thënë që ata do t’i heqin armët", tha ai.

Ora 16:13
Gaza, Trump nga Bordi i Paqes: Hamasi të dorëzojë armët, ose do përballet me pasoja

 

Presidenti i SHBA, Donald Trump nga takimi i Bordit të Paqes i bëri thirrje Hamasit të dorëzojë armët ose do të përballet me pasoja.

“Në Gaza po vriteshin mira njerëz, sot shumë njerëz në këtë dhome dinë që lufta në Gaza ka mbaruar. Hamasi do ti dorëzojë armët dhe nëse nuk e bëjnë do të përballen me pasoja. Ata se kanë problem vdekjen, por më kanë thënë që diçka e tillë nuk është e vërtet. Njerëzit nuk duan të vdesin. Kthyem qindra pengje, por 20-shja e fundit iu thash që do jetë shumë e vështirë dhe në i kthyem, 20 pengje të gjallë dhe trupat e 16 pengjeve. Ata sollën pengun e fundit një javë më parë. Prindërit e dinin që fëmijët ishin të pajetë, por donin trupat e tyre. Kur ata u kthyen ishte një trishtim i madh dhe një gëzim i madh. ATA Donin djemtë e tyre të ktheheshin gjallë, por diçka e tillë nuk ndodhi. Të arrijmë qeverisje të Gazës, duan të shkojnë të luftojnë. Nuk mendoj se do jetë e nevojshme, kemi dy vende që duan të marrin pjesë dhe të përballen me Hamasin, por s’do jetë e nevojshme, sepse kanë bërë premtim që do t’i ulin armët”, tha Trump.

Ora 16:13
17 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës, Trump tregon disa prej vendeve që po kontribuojnë në Bordin e Paqes

 

Në fjalën hapëse të mbledhjes inaguruese të Bordit të Paqes, presidenti Donald Trump tha Kazakistani, Azerbajxhani, Maroku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani dhe Kuvajti janë vendet që së bashku kanë premtuar në total më shumë 7 miliardë dollarë për rindërtimin eRripit të Gazës pas luftës. Vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin 10 miliardë dollarë të tjera për rimëkëmbjen e territorit palestinez.

Shqipëria dhe Kosova nuk u përmendën nga Trump si vende që do të kontribuojnë financiarisht në planin për rindërtimin e Gazës, por me trupa ushtarake që do të shërbejnë për ruajten e paqes në territorin palestinez dhe çarmatosjen e Hamas.

Ora 16:04
'Kosova dhe Serbia kanë bërë punë shumë të mirë' Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera më merrni në telefon! (VIDEO)

Presidenti Donald Trump gjatë fjalës së tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington la të kuptohet se e konsideron veten faktor kyç në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, duke ofruar sërish ndërmjetësim nëse situata tensionohet.

“Unë e arrita këtë.” Kështu u shpreh ai teksa foli për Kosovën dhe Serbinë.

Ai iu drejtua presidentes Vjosa Osmani duke thënë:

“Mund të ngriheni në këmbë. Çfarë pune që keni bërë! Shumë mirë. Po shkoni shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kur të mos shkoni mirë me njëri-tjetrin më merrni në telefon dhe e zgjidhim këtë punë.” 

 Në momentin që u përmend, Osmani reagoi duke u ngritur në këmbë dhe konfirmoi me shenjën e gishtit të madh.

Ora 15:58
'Nuk mund të bëni të zgjuarin me mua', thotë Trump për vendet që refuzuan t’i bashkohen Bordit të Paqes

 

Presidenti Donald Trump tha se mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes është “shumë e rëndësishme”.

“Besoj se është bordi më i rëndësishmi, sigurisht për sa i përket fuqisë dhe prestigjit. Nuk ka pasur kurrë diçka të përafërt me këtë”, u shpreh ai.

Ai kritikoi vendet që refuzuan të pranojnë ftesën e tij për t’iu bashkuar bordit.

“Pothuajse të gjithë e kanë pranuar, dhe ata që nuk e kanë bërë, do ta bëjnë. Disa po përpiqen të bëjnë pak si të zgjuar – por kjo nuk funksionon, nuk mund të bëni të zgjuarin me mua.”

Trump e sheh Bordin e Paqes duke marrë një rol më të gjerë në zgjidhjen e konflikteve globale, gjë që disa vende e druhen se mund ta kthejë atë në një rival të Kombeve të Bashkuara.

Ora 15:53
Presidenti Donald Trump: Të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte sot në SHBA krah Donald Trump në takimin inaugurues të Bordit të Paqes. Ndërsa falënderoi liderët pjesëmarrës, presidenti amerikan përshëndeti edhe kryeministrin Edi Rama duke shprehur nderim për prezencën e tij.

“Bordi i Paqes është me liderë shumë të respektuar. Jemi të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama, kryeministri shqiptar, presidenti i Argjentinës, aleati i Donald Trump, të cilin e kam mbështetur gjatë zgjedhjeve. Tani mbështes liderë të huaj, përfshirë Viktor Orban, që është këtu”, tha Trump, ndërsa një falënderim të veçantë e kishte edhe për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, së cilës i tha se “ka bërë punë të mirë”.

Vizita e kryeministrit Rama në SHBA dhe takimi me Trump vjen në një kohë kur opozita me në krye Sali Berishën prej kohësh e akuzonin shefin e qeverisë se nuk mund të udhëtonte në SHBA. Madje, në seancën plenare të 22 janarit në Kuvend, deputetët demokratë shigjetuan Ramën, duke e pyetur se përse nuk ishte në SHBA krah Vjosa Osmanit, por sot “kauza” e opozitës u rrëzua.

Ora 15:47
'Për 24 orë e arrita marrëveshjen mes tyre'/ Trump mban fjalën në Bordin e Paqes, liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit shtrëngojnë duart

 

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se në mbledhjen në Uashington për Bordin e Baqes, janë pjesëmarrës njerëz të respektuar.

Në fjalën e tij, Trump u shpreh se është punuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për njerëzit në Gaza. Trump tregoi edhe si arriti të bindte Armeninë dhe Azerbajxhanin për të kryer marrëveshje.

Kryeministri arman, Nikol Pashinyan dhe presidenti Ilham Aliyev shtrënguan duart me njëri-tjetrin, teksa fliste Trump.

“Marco, u bë shpejt, e gjitha kjo u organizua shumë shpejt falë tij. Kemi punuar së bashku për të siguruar një të ardhme më të mirë për njerëzit në Gaza. Njerëz të respektuar janë këtu, përfaqësues nga e gjithë bota, edhe SHBA, dhe dua të them janë treguar shumë bujar me paratë, për të vendosur paqe. Kemi dikë aty në fund, që pas 30 vjetësh luftë, ka arritur të vendosë paqe, keni vendosur diçka të jashtëzakoshme, erdhi në zyrën time dhe tha, pas 23 vjetësh kemi luftuar dhe tani më në fund paqe. Për 24 orë arritëm një marrëveshje. Besoj tani jeni miq. Këto janë dy njerëz të fortë, njerëz të mire të fortë. I kërkova që të afroheshin, nuk ndiheshin mirë në fillim, i afrova, u përqafuan, nënshkruan marrëveshje dhe nuk do e harroj kurrë këtë. Duhet të jeni shumë krenar për veten. 32 vjet luftë, faleminderit shumë”, tha Trump.

Ora 15:42
Mbledhja inaguruese e Bordit të Paqes, Trump: Erdhën liderët më të mëdhenj të botës!

 

Në fjalën e tij hapëse, presidenti Donald Trump tha se liderët që po marrin pjesë sot në mbledhjen e parë inaguruese të Bordit të Paqes bëjnë pjesë në mesin e udhëheqësve më të mëdhenj botërore. Mes liderëve që janë pjesë e mbledhjes janë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja Vjosa Osmani.

"Jemi përgjegjës shumë bashkë me njerëzit që janë këtu prezent. Disa luftëra që kanë zgjatur 30–32 vjet kemi arritur t’i mbyllim. Kemi shumë punë për të bërë, dhe po vazhdojmë të bëjmë punë të mirë. Kemi bërë një skuadër në një punë të mirë, skuadra më e mirë që kemi patur deri tani. Kënaqësi e madhe të ftojmë miq nga e gjithë bota. Është një bordet më me peshë që është krijuar deri më sot. Këta janë udhëheqësit më të mëdhenj botërorë. I kemi ftesë shumë njerëzve, por jo disa që mendojmë se kanë shkaktuar probleme. Është bord shumë i mirë. Dua të falënderoj gjithë udhëheqësit që janë këtu sot, në këtë mbledhje kaq të rëndësishme. Ky bord u themelua për paqe dhe nuk e kisha idenë e imazhit që do të kishte. Unë erdha dhe vendosëm këtë paqe",- tha Trump.

Ora 15:39
Donald Trump: Bordi i Paqes gjëja më e rëndësishme, i kemi dhënë fund luftërave 32-vjeçare, por kemi ende punë për të bërë

 

Presidenti i SHBA, Donald Trump mbajti fjalimin në mbledhjen e Bordit të Paqes. Trump tha se ka bërë shumë për paqen dhe se Bordi është gjëja më e rëndësishme.

“Kemi pasur një lidhje shumë të mirë dhe jam bërë mik me shumë njerëz. E vlerësoj që jeni këtu, krenar që ky ishte një takim i hapur, janë bërë miq të jashtëzakonshëm të mi këta lider. Ndërtuam vendin tonë dhe tani jemi në pikën ku SHBA nuk janë si më parë, bursat janë rritur, kur erdha në pushtet ata më thanë që nëse do afrohesha tek 44% do ishte e mrekullueshme, ne kemi arritur 50 mijë vitin e parë. Po bëmë një punë shumë të mirë, bordi i paqes është një nga gjërat më të rëndësishme që janë përfshirë shumë organizata, njerëz, që kemi punuar bashkë, për ti dhënë fund luftërave. Disa lufta ishin 32 vite të gjata, ne i dhamë fund për 2 ditë por kemi ende punë për të bërë. Gaza është komplekse, por Kushner dhe Wittkof kanë bërë punë të mrekullueshme, kam ekipin më të mirë që është mbledhur”, tha Trump.

Ora 15:17
Bordi i Paqes/ Trump dhe liderët në Uashington, realizohet foto familjare! I pranishëm edhe kryeministri Rama (VIDEO)

 

 

Presidenti amerikan, Donald Trump mbërriti në takimin që do të mbahet për Bordin e Paqes. Së bashku me të, ishin edhe zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Pasi Trump takoi disa nga liderët, përshirë edhe kryeministrin Edi Rama, u realizua fotoja familjare.

Ora 15:16
Nis mbledhja e Bordit të Paqes, mbërrin Trump! Shtrëngim duarsh me Ramën dhe Osmanin (VIDEO)

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në takimin e Bordit të Paqes. Trump shtrëngoi duart me liderët, mes tyre edhe kryeministrin Rama dhe Presidenten Vjosa Osmani.

Ora 13:39
FOTOLAJM/ Takimi i Bordit të Paqes, Rama dhe Demo në Uashington! Ministri: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga ministri Ervin Demon në Uashington, ku do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes krah presidenti Donald Trump. Ka qenë ministri Demo që ka ndarë një foto me Ramën, krah së cilës shkruan “Krenar për Shqipërinë, Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes.”

Ora 13:14
Mbledhja Inauguruese e Bordit të Paqes, Report Tv zbardh axhendën! Fjalim edhe kryeministri Rama

Report Tv zbardh axhendën e mbledhjes Inauguruese e Bordit të Paqes. Mes liderëve që do mbajnë fjalim është edhe kryeministri Edi Rama.

AXHENDA E PLOTË

Mbledhja Inauguruese e Bordit të Paqes

E enjte, 19 Shkurt 2026

Instituti Amerikan i Paqes “Donald J. Trump”

06:15 (me orën amerikane) – Fillojnë mbërritjet e delegacioneve- 12:15 (ora në Shqipëri)

08:05 (me orën amerikane) – Përfundojnë mbërritjet e delegacioneve- 14:05 (ora në Shqipëri)

08:40 (me orën amerikane) – Foto familjare- 14:40 (ora në Shqipëri)

09:00 (me orën amerikane) – Fillon mbledhja- 15:00 (ora në Shqipëri)

Fjalë mirëseardhjeje dhe hapëse nga Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara

Prezantime në tryezë të rrumbullakët & Përditësime kryesore

1.Sekretari Rubio – Natyra historike e mbledhjes së BoP

2. Steve Witkoff – Suksesi në lirimin e pengjeve dhe koordinimi i ndërmjetësve

3. Ambasadori Mike Waltz – Ndihma dhe adresimi i nevojave aktuale të Gazës

4.Dr. Ali Shaath – NCAG, e ardhmja e Gazës (3 minuta fjalë)

5. Nick Mladenov – OHR & Demilitarizimi

6. Gjeneral Major Jeffers – ISF & Policia e Gazës

7.Tony Blair – Ngritja e kapaciteteve & Zhvillimi organizativ

8. Yakir Gabay – Rindërtimi / Plani i Përgjithshëm (Master Plan)

9.Liran Tancman – Zinxhiri i furnizimit & Teknologjia

10.Marc Rowan – Fondi Sovran i Pasurisë

11.Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga – Përgjegjësia fiskale / transparenca dhe Fondi Sovran

12.Jared Kushner – Rezultate të matshme të BoP në Gaza dhe ndikimi i ardhshëm i BoP

Video për rindërtimin e Gazës

Ndërhyrjet

Rendi:

                1.            Bahreini – Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa

                2.            Kazakistani – Presidenti Kassym-Jomart Tokayev

                3.            Uzbekistani – Presidenti Shavkat Mirziyoyev

                4.            Indonezia – Presidenti Praboëo Subianto

                5.            Rumania – Presidenti Nicușor Dan

                6.            Shqipëria – Kryeministri Edi Rama

                7.            Egjipti – Kryeministri Mostafa Madbouly

                8.            Katari – Kryeministri Mohammed Al-Thani

                9.            Emiratet e Bashkuara Arabe  - Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al-Nahyan

                10.         Maroku – Ministri i Jashtëm Nasser Bourita

                11.         Turqia – Ministri i Jashtëm Hakan Fidan

                12.         Kuvajti – Ministri i Jashtëm Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah

                13.         Arabia Saudite – Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme Adel Al-Aljub

Prezantim video nga FIFA

Rezoluta & Votimet e Bordit

Lista e plotë e pjesëmarrësve që do të priten në Institutin e Paqes:

  1. FIFA
  2. Bashkimi Europian
  3. Gjermania
  4. Koreja e Jugut
  5. Japonia
  6. Zvicra
  7. Polonia
  8. Bullgaria
  9. Norvegjia
  10. India
  11. Tajlanda
  12. Mbretëria e Bashkuar
  13. Finlanda
  14. Holanda
  15. Austria
  16. Meksika
  17. Mongolia
  18. Greqia
  19. Bjellorusia
  20. Kuvajti
  21. Izraeli
  22. Sllovakia
  23. Turqia
  24. Qipro
  25. Kroacia
  26. Omani
  27. El Salvador
  28. Arabia Saudite
  29. Maroku
  30. Republika Çeke
  31. Italia
  32. Jordania
  33. Emiratet e Bashkuara Arabe
  34. Kamboxhia
  35. Katari
  36. Armenia
  37. Shqipëria
  38. Hungaria
  39. Vietnami
  40. Rumania
  41. Indonezia
  42. Argjentina
  43. Paraguai
  44. Uzbekistani
  45. Kosova
  46. Kazakistani
  47. Azerbajxhani
  48. Bahreini
  49. Pakistani
  50. Egjipti