Takimi me Bashkitë,Rama:Rilindja
urbane transferohet në zonat rurale

Takimi me Bashkitë,Rama:Rilindja<br />urbane transferohet në zonat rurale
TIRANE-Projekti i Rilindja Urbane pritet të transferohet nga qendra e qyteteve drejt zonave rurale.

Gjatë një takimi me kryebashkiakët e vendit, kryeministri Rama ka lançuar nismën për të investuar në projekte të reja në sistemin e ujitjes dhe kullimit. Gjithashtu kryeministri u shpreh se do të ketë më tepër projekte në infrastrukturën rurale, në mënyrë që fermerëve t'u krijohen lehtësira për transportin e produkteve të tyre.

Rama u shpreh se rrjeti i rrugëve rurale është i lidhur ngushtë me prodhimin dhe shërben si nxitje për fuqizimin e tregjeve bujqësore.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se rrjeti i ujitjes dhe kullimit është domosdoshmëri dhe se projektet duhet të mbyllen brenda një viti buxhetor. Rama shtoi se qeveria do të vendosë në dispozicion një fond.

“Nuk dua të zgjatem me aspektin e parë se cfarë kemi realizuar deri tani në qendrat e bashkive apo në infrastrukturën e lidhur me to, sepse është një histori suksesi i gjithëpranuar, por dua të theksoj tek dosmodoshmëria për t’u thelluar, tek rrjeti i ujitjes e kullimit. Kemi investuar 136 projekte nga bashkitë, dhe 540 projekte në të gjithë Shqipërinë, por cikli i projekteve duhet të mbyllet brenda një viti buxhetor. Rijetëzim i mëtejshëm të sistemit të ujitjes dhe kullimit, një tjetër fond për bashkitë. Fondi i vënë në dispozicion të bëhet efektiv sa më parë dhe në maj të kemi hyrë në fazën e ezaurimit të fondit të ri për ujitje kullimin”.

Kreu i qeverisë njoftoi edhe për një paketë financimi që përmban 30 projekte nga 30 bashki dhe e vuri theksin tek roli koordinues i bashkive, për tu përshirë si aktorë kryesorë për pikat e grumbullimit.

"Kemi financuar një paketë të re me buxhetin e vitit 2017 për 30 projekte që janë paraqitur nga rreth 30 bashki. Ky financim përfshin dhe infastrukturën që prek realisht akse nevralgjike. Bashkitë mund lehtësisht të përfshihen ai aktore kryesore për rijetëzimin e strukturave të grumbullimit.

Qeveria do të prezantojë shumë shpejt edhe programin e ri të rindërtimit, një fond prej 1 miliardë lekë që parashikon ndërtimin e 100 shkollave të reja në të gjithë vendin, si dhe investime në shëndetësi, ku përfshihet një spital rajonal dhe 10 poliklinika të reja".

Rama njoftoi se së shpejti do të prezantohet edhe Programi i Rindërtimit, që do të realizohet me një fond prej 1 miliardë lekësh.

Kurse, Gjermeni në fjalën e saj theksoi se Rilindja Urbane tashmë ka dhënë efektet, ndërsa theksoi se është bërë e mundur ndërhyrja në bashki të harruara prej vitesh, si Tropojë, Selenicë, Orikum, Librazhd e etj.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës