Takimi me Palmer kthehet në festë, Kryemadhi dhe zv/ambasadorja e SHBA urojnë njëra-tjetrën

Takimi me Palmer kthehet në festë, Kryemadhi dhe zv/ambasadorja e SHBA urojnë njëra-tjetrën

Kryetarja e Lëvizjës Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe Zëvëndës ambasadorja amerikane Leyla Moses-One kanë festuar ditën e sotme ditëlindjen.

Por përveç ditës së lindjes ato kanë të përbashkët edhe vitin. Të dyja kanë lindur në 9 prill 1974.

Ato kanë zhvilluar ditën e sotme një takim ku kanë diskutuar për zhvilimet politike të ndodhura në vend ku ka qenë i pranishëm edhe zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer i cili u takua sot me liderët e opozitës. Pas takimi të zhvilluar në selinë e Lëvizjes Socialistes për Integrim, Moses ka dalë nga selia e me një tufë lule, të cilën ja ka dhuruar Kryemadhi me rastin e ditëlindjes.

Gjatë takimit në selinë e LSI, Kryemadhi është surprizuar edhe nga të rinjtë e LRI, të cilët i kanë sjellë kësaj të fundit një tortë ku shkruhet "Me ty do ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë tonë"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!