Takimi me Ramën, Blinken: Kënaqësi të festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri! Mezi presim 100 vitet e ardhshme

Takimi me Ramën, Blinken: Kënaqësi të festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri! Mezi presim 100 vitet e ardhshme

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken

SHBA– Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka ndarë pamjet nga takimi i djeshëm që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama. Me anë të një postimi në ‘Tëitter’, Blinken shkruan se ishte kënaqësi që priti Ramën, takim ky i cili vjen në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.

“Gëzohem të pres kryeministrin shqiptar dhe te feston 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Mezi presim 100 vitet e ardhshme”, shkruan Blinken.

Një reagim ka pasur edhe nga ana e Ambasadës Shqiptare ka zbardhur temat kryesore në të cilat është fokusuar edhe takimi Rama-Blinken.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Uashington DC. Sekretari Blinken dhe kryeministri Rama festuan 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe Sekretari vlerësoi traditën e vazhdueshme të Shqipërisë për ofrimin e një porte të sigurt për ata në nevojë duke pritur afganët në rrezik. Sekretari vuri në dukje bashkëpunimin tonë të fortë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e qartë të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës kundër agresionit rus. Sekretari përsëriti mbështetjen e SHBA për pranimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, ndërsa theksoi nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin”, shkruhet në njoftimin e plotë.

Kryeministri Edi Rama takoi ditën e djeshme për 45 minuta sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Në përfundim të takimit, Rama tha se Blinken vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë ndër vite, në organizma të shumta të Kombeve të Bashkuara, në të mirë të paqes dhe mirëkuptimit mes vendeve. Pas takimit, kreu i qeverisë zhvilloi një intervistë tek “Zëri i Amerikës”, duke u ndalur në disa çështje kryesore të vendit, si hetimet për inceneratorët, situatën në PD apo edhe luftën ndaj korrupsionit. Më herët,  Rama u takua me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Më herët nën ritmet e muzikës tradicionale shqiptare, në një sallë të mbushur me përfaqësues të 193 vendeve anëtare të OKB, Shqipëria organizoi një pritje gala në New York me rastin e fillimit të mandatit 2-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen