Taksa për blerjet online, sqarojnë Doganat: Ja kush do të përjashtohet nga detyrimet e importit

Taksa për blerjet online, sqarojnë Doganat: Ja kush do të përjashtohet nga detyrimet e importit

Blerjet online do të bëhen më të shtrenjta pasi Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me një udhëzim të posaçëm vendosi të taksojë edhe vlerën e postës për mallrat që kushtojnë mbi 22 euro. Por, drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka sqaruar taksën e transportit për blerjet online. Drejtoria e Doganave thekson se nga detyrimet e importit, do të përjashtohen mallrat me vlerë të papërfillshme, që nuk e kalojnë shumën 22 euro. Udhëzimi i doganave, që ka hyrë në fuqi gjatë muajit prill, saktëson se çdo dërgesë mallrash me karakter kjo tregtar, e përbërë nga mallra me vlerë të papërfillshme, të dërguara drejtpërdrejt nga një vend tjetër te një individ marrës në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro, përjashtohet nga taksat dhe nga tatimet në import. Në vlerën e papërfillshme përfshihet vetëm çmimi i paguar për mallin në vetvete dhe jo shpenzime të tjera si ato të transportit, siguracionit etj.

Informacion sqarues mbi udhëzimin e Doganave mbi blerjet online
Nisur nga interesi i disa mediave mbi Udhëzimin e nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbi blerjet online, ju sqarojmë  si më poshtë: Në bazë të Kodit Doganor, çdo dërgesë mallrash me karakter jotregtar, e përbërë nga mallra me vlerë të papërfillshme, të dërguara drejtpërdrejt nga një vend tjetër te një marrës në Republikën e Shqipërisë, përjashtohet nga detyrimet e importit.

Mallra me vlerë të papërfillshme janë:

a) mallrat e blera nëpërmjet porosisë nga interneti, që importohen nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro; b) dërgesat e mallrave nga një individ jashtë Republikës së Shqipërisë për një individ në Republikën e Shqipërisë, të një natyre rastësore, pa pagesë dhe që përmbajnë vetëm mallrat e destinuara për përdorim personal ose familjar prej marrësit, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 45 euro. Për dërgesat postare, me natyrë jo tregtare, vlera e të cilave e tejkalon kufirin e pataksueshëm nga detyrimet doganore të importit, kryhet deklarimi doganor nëpërmjet procedurës së Deklarimit të thjeshtuar.

Lidhur sa më sipër  Udhëzimi i Doganave, që ka hyrë në fuqi gjatë muajit Mars,  nuk ndryshon asgjë, por saktëson  procedurën dhe vlerën e taksueshme për blerjet online. Doganat kanë dhënë dhe një rast konkret: “P.sh nëse një këmishë është blerë online me një çmim 20 euro dhe shpenzimi është 5 euro atëherë në këtë rast kemi të bëjmë me mall me vlerë të papërfillshme, sepse çmimi i këmishës në vetvete është nën kufirin 22 euro. Por, në rast se këmisha blihet me një çmim prej 23 euro dhe shpenzimi i transportit është 5 euro, atëherë në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një mall me vlerë të papërfillshme. Në këtë rast për të përllogaritur detyrimet që duhen paguar në doganë, shumës prej 23 euro do t’i shtohen edhe shpenzimet e transportit”. Sqarojmë gjithashtu, se në vlerë për qëllime doganore të mallrave  përfshihen, vlera(fatura e paguar e mallit) +shpenzime transporti dhe sigurimi i tij nëse ka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 29/05/2019 01:23

    Nuk na lat asnje menyre te punojm as online as ne shqiperi!!!

    Përgjigju
  • andi: 28/05/2019 21:35

    kshu eshte kur ligjet ne shqiperi perpilohen ne shtepine e zamir manes. turp rama. edhe saliu ishte me i arsyeshem ne ca gjona

    Përgjigju
  • Spiro: 28/05/2019 20:11

    Hajduta,, ilace per kancer ju befshin, Pse? Apo ngaqe jan shtuar ne max blerjet online dhe ju ngelet me gisht ne.... HARRAM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë