ELBASAN- 70 taksistë u ngritën sot në protestë kundër bashkisë së Elbasanit, e cila sipas tyre favorizon një kompani private që ofron shërbimin taksi me automjete elektrike.
Fillimisht taksistë e verdha parakaluan në bulevardin kryesor te Elbasanit dhe në pas u stacionuan para godinës së bashkisë.
Ata i kërkojnë bashkisë të mundësojë konkurencë të ndershme dhe të subvensionojë taksistët e vjetër në kalimin nga automjete me nafte ne automjete elektrike.
Drejtoresha e Transportit në Bashkinë e Elbasanit, Alba Canaj tha se janë 94 vendqëndrime të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak të cilat nuk mund të jenë të dekiduara vetëm për taksitë e verdha.
'Në rastin e kërkesave që paraqesin operatorët e sistemit të transportit të taksive 4+1, me gjithë qasjen tonë dhe takimet e diskutimet që kemi pasur edhe më herët, organizimi dhe procedurat me të cilat bashkia operon, të paktën sa u përket vendqëndrimeve janë të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak. Në bazë të vendimit të Këshillit Bashkiak të janarit të vitit 2020 janë përcaktuar në total 94 vende qëndrimi për taksi 4+1, që do të thotë kemi më shumë vende qëndrimi se taksi të licensuara.
Mjete taksi 4+1 me karburant apo flota elektrike janë më pak në numër se vendet e qëndrimit të përcaktuara për to në qytetin e Elbasanit. Kjo nuk sjell konflikt brenda llojit. Mund të kishim problematika vetëm nëse nuk do të kishim vendqëndrime të mjaftueshme. Nga ana tjetër përsa i përket konkurencës së pandershme, bashkia e Elbasanit bashkëpunon me Policinë Bashkiake dhe atë të Rrugore për të moslejuar taksitë e paligjshme', tha ajo.
Bashkia e Elbasanit nuk u dha zgjidhje problematikave të taksistëve, të cilët thanë se do të vazhdojnë protestat çdo javë në rrugët e qytetit derisa të marrë fund konkurenca e pandershme dhe qasja klienteliste e pushtetit lokal.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
13.6%
-
Aspak
69.5%
Vota total: 59
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, Gjykata lë në burg 3 prej të arrestuarve të klanit Çela! Udhëzimet për drogën në Itali i jepnin nga Elbasani
23 Janar, 18:09
-
Vlorë/ Pa rroga që prej muajit Dhjetor, 150 punonjës të fasonerisë hidhen në protestë: Edhe Zyra e Punës s’na dha zgjidhje, do e vijojmë pa afat!
23 Janar, 16:51
-
Vrau kamerierin, Gjykata e Elbasanit dënon në mungesë me 17 vite burg Erjon Llapushin
23 Janar, 14:03
-
‘Nuk çojmë dot të sëmurët në spital’, banorët e Varibopës ngrihen në protestë: Rrugën e dëmtoi Ujësjellësi! Bashkia e Fierit: Do ta asfaltojmë
22 Janar, 15:38
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
SPAK ‘depërton’ edhe në botën e monedhave virtuale, Çopjave të Elbasanit u sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Lapaj e Arlind Qori sherr edhe në protestë/ Adriatiku dëbohet nga podiumi: Komunistët nuk bëhen njerëz (VIDEO)
20 Janar, 18:21
-
Momente tensioni në 'Elbasan Arena', ka të lënduar! Policia shoqëron disa tifozë (VIDEO)
19 Janar, 22:37
-
Trafik i rënduar në rrugën Librazhd-Elbasan, radhë e gjatë automjetesh në kthimin drejt Tiranës (VIDEO)
19 Janar, 18:05
-
Mijëra protestojnë në Uashington kundër Trump, teksa ai bëhet gati për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë
19 Janar, 09:00
-
Elbasan/ Mësim me xhupa në klasë, nxënësit: Është ftohtë, ngrohëset fiken nga rrjeti i amortizuar elektrik
18 Janar, 15:39
Nuk e kuptova. Këta kërkojnë që mos të operojnë taksi elektrike, apo çfarë? Jo për gjë, por nëse kërkojnë diçka të tillë tregojnë vërtetë mungesë inteligjence, se s’ka shpjegim tjetër!
Përgjigju