Talat Xhaferi shkon te qendra për dokumente në Tetovë, godet tavolinën pasi sheh qytetarët në radhë: Kush është shefi këtu?

Talat Xhaferi shkon te qendra për dokumente në Tetovë, godet tavolinën pasi sheh qytetarët në radhë: Kush është shefi këtu?

Kryeministri i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka shkuar te qendra për dokumente në Tetovë ku ka kërkuar llogari nga kryeshefi i sektorit dhe personeli, pasi ka parë qytetarët në radhë duke pritur.

“Kush është shefi”, pyeti ai.

Pastaj me të hyrë në zyrë, kërkoi që të ketë organizim të punës.

“Organizoni, që të mos mblidhen njerëzit”, tha Xhaferi.

Një komunikim të ashpër pati me një punëtor të stacionit të policisë, i cili ndodhej aty, siç tha ai për të marrë një dokument. Por Xhaferi i kërkoi të kthehej tek vendi i punës.

“Shko te vendi i punës, se ti nuk ke punë këtu…Ndëgjo ti, tash të kallzoj unë ty. Ti nuk ke punë zyrtarë këtu asnjë send, ti ke ardh këtu për të pirë kafe”.

“Mos kallxo probleme, problemet nuk dua t’i dëgjoj, ju jeni këtu për zgjidhje. Ju duhet të keni zgjidhje. Nuk duhet të presin gjithë ditën njerëzit këtu…Ju jeni këtu për ata njerëz, nuk janë ata për juve”, dëgjohet duke thënë Xhaferi.

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 23/02/2024 21:22

    Hahahaaaa, tani u kujtua Telati per gjendjen e administrates. Po Tetova ka qene katastrofe gjithe kohen. Ku ishe ti Telat?! Ata qe punojne aty jane votuesit tuaj. Te dhj3fsh4 mjekrren islamike, Talat! Te ta them ne gjuhen qe kupton ti: SIHKTER, se ca politikane te nivelit tuaj i mbajne shqiptaret ne prapambetje ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Beleri ‘përçan’ partinë e Mitsotakis, ministri i Jashtëm kundërshton kandidaturën e tij për eurodeputet

Beleri ‘përçan’ partinë e Mitsotakis, ministri i Jashtëm kundërshton kandidaturën e tij për eurodeputet