Nedim Bajrami, pasi mori dritën jeshile nga CAS për të luajtur me Shqipërinë, është bashkuar me kuqezinjtë dhe do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës ndaj Hungarisë dhe San Marinos.
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri pas ndeshjes me Poloninë të luajtur të enjten mbrëma në stadiumin “PGE Narodowy të Varshavës. Pasi ka pushuar paradite grupi ka nisur seancën e radhës stërvitore.
Për rreth 1 orë lojtarët që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Polonisë kanë zhvilluar stërvitje të veçuar, ndërsa pjesa tjetër ka zhvilluar stërvitje me intensitet të plotë.