TIRANE- Procedurat e dhënies së pronësisë për tokat bujqësore janë përcaktuar përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave të miratuar në prill të këtij viti. Vendimi përcakton procedurat që duhet të ndjekin njësitë vendore për pajisjen me certifikatë pronësie të familjeve që i kanë këto toka në përdorim, ashtu si dhe dokumentacionin që duhet të paraqesin familjet për të bërë të mundur marrjen e tapive. “Njësia e qeverisjes vendore afishon për konsultim publik, për 15 ditë, në vendet publike të fshatit dhe të njësisë së qeverisjes vendore, listën e përdoruesve faktikë të tokës bujqësore, vendndodhjen e saj, sipërfaqen dhe kufitarët për çdo ngastër. Gjatë periudhës së afishimit, çdo pretendues si përdorues, që nuk e gjen emrin në listë, paraqet ankesë me shkrim pranë kryetarit të komunës/bashkisë, i cili, pas shqyrtimit, bën korrigjimet përkatëse”, përcakton qeveria.
 



Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)