Vitin e ardhshëm modeli i menaxhimit të plazheve do të ndryshojë, me prezantimin e një modeli të ri. Këtë e ka shprehur Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, gjatë hapjes së Kampit të Vullnetarëve në Shkodër, ku i pranishëm ishte edhe zv/ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Alfred Dalipi.
Sipas kreut të AKB, është konstatuar dështimi i modelit ekzistues të menaxhimit të plazheve, ndaj theksoi se vitin e ardhshëm do të propozohet një model i ri menaxhimi, i cili do të konsultohet me publikun dhe me komunat përkatëse.
Tare tha se pushteti lokal ka për detyrë që të ruajë 20% të plazhit për pushuesit që nuk qëndrojnë në plazhet private, ndërsa operatorët që duan të marrin me qira një pjesë të plazhit duhet të respektojnë rregullat.
Ndërsa zv/ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Alfred Dalipi, tha se pastrimi i territorit është emergjencë kombëtare, duke theksuar se “turizmi është prioritet i qeverisë pasi ndihmon në fuqizimin e ekonomik të këtyre zonave.
Këtë sezon turistik do të vendosen rreth 10 kampe të tilla të vendosura përgjatë gjithë vijës bregdetare. Po kështu, 31 vullnetarë, nga të cilët 26 maturantë të ekselencës nga Kosova do të qëndrojnë deri në fund të muajit gusht në plazhin e Velipojës, në zonën e Rrjollit, për të ofruar shërbime dhe për të kontribuar në pastrimin e territorit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com