Një rritje tjetër e çmimit të karburantit do të kishte pasoja negative në ekonomi, pasi do të frenonte rritjen e saj dhe nga ana tjetër do të ulte konsumin.
“Do të rriste në muajit e parë çmimet e shërbimeve të transportit qoftë të mallrave ashtu edhe të udhëtarëve. Do të ulte konsumin nga konsumatorët familjar, ekonomia do të krijojë element të pasigurisë do të ndikonte në rritje të çmimeve të shërbimeve turistike. Do kishte efekte frenuese dhe nuk do të realizohej plani i PBB-së për rritje me 4.1% apo 4.2% siç është parashikuar”, sqaron Eduart Gjokutaj.
Eksperti fiskal Eduart Gjokutaj, thotë për Report TV se qeveria duhet të mbrojë interesin publik, përballë kërkesës së bërë nga koncesionari kontrollit të pompave të naftës për rritje të tarifës së shërbimit.
“Qeveria duhet të shikojë interesin publik, pasi në kushtet e çmimeve të rritura kuptohet që nuk mund të flitet më as për optimizim të ekonomisë, por as për optimizim të konsumit i cili përbën një nga burimet kryesore të rritjes së PBB-së së vendit”, thotë Gjokutaj.
Edhe shoqata e hidrokarbureve thotë se pranimi i tarifës së re, do të shtrenjtonte më tej karburantin në vend, e për pasojë do të rriteshin më shumë kostot për qytetarët.
Për këtë koncesion edhe KLSH ka kërkuar që të monitorohet pasi shqiptarët nuk janë të mbrojtur nga abuzimet që bëhen në sistemin e matjes së sasisë së karburanteve. Sipas auditimit, Drejtorisë së Metrologjisë i është hequr e drejta për të verifikuar instrumentet matëse që ofrohen nga privati, duke cenuar cilësinë e shërbimit.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7387
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Burg për mosdeklarimin e pagave, ekspertja e Ekonomisë tregon pse nuk mund të realizohet! Gjokutaj: Duhet një strukturim i detajuar për planin me 7 masa
30 Shtator, 16:08
-
Importi me i lirë se vjet por pak reflektim në tregun shqiptar! Nafta bie në shifrën me të ulët prej 2022! Shtrenjtohet prodhimi vendas
6 Shtator, 16:45
-
Paraja cash mbi 4 mld euro konkurron edhe sektorin bankar, eksperti: E përqendruar në disa duar, përdoret dhe për fajde! Evazion dhe pastrim parash
2 Shtator, 20:14
-
Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtare, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon gazi
6 Maj, 16:15
-
Si përfitojnë kompanitë me dy bilance? Ekspertët e ekonomisë japin alarmin: Pensionet të ulta sepse vidhet nga informaliteti
3 Maj, 22:31
-
Euro prek nivelin më të ulët që pas sezonit turistik, Gjokutaj: Shkak pastrimi i parave, po përdoren edhe kriptomonedhat
16 Nëntor 2023, 13:05
-
Çmimet e karburanteve në shtetet e rajonit, Maqedonia e Kosova më lirë, Shqipëria më e shtrenjta
28 Shtator 2023, 07:52
-
Tatim i ri te profesionet e lira, Gjokutaj: Do rriten çmimet, nxit informalitetin dhe largimet drejt fqinjëve! Çoçoli: Taksë e padrejtë, diskriminuese
22 Shtator 2023, 20:00
-
A do të ulet çmimi tavan për naftën ruse?
29 Gusht 2023, 09:05
-
Çmimet e naftës rriten për të tretën herë radhazi, shtrenjtohen me 16 lekë/litër brenda një muaji
14 Gusht 2023, 09:57
-
Çmimet e naftës rritet për të shtatën javë radhazi në tregjet botërore
14 Gusht 2023, 09:50
-
Shkrirja e Bordit të Karburanteve, Konfidustria: Nuk pritet të sjellë ulje të çmimit të hidrokarbureve! Të krijohet Enti Rregullator i Karburanteve
8 Qershor 2023, 09:56
Rritje cmimi???? te verifikimit te pompave??? verifikimin nuk e ben shteti por privati pupupu, edhe karburantin nuk e merrkemi ne sasine e duhur siguro! o mjer konsumatori shqiptaret, po le ta jape shtetin me koncension kjo qeveri te gjitha edhe tatimet edhe doganat etj. KLSH po ben punen por sic duket nuk e degjon njeri, qeveria dhe parlamenti nuk i vleresojne punen e specialisteve por vetem te matrapazeve te cilet vihen ne zyrat e shtetit vetem per te grabitur konsumatoret, e per pasoje edhe cmimet kapin qiellin , po deri kur do te vazhdoje kjo?????
PërgjigjuPo nese DPM nuk i kontrollon pompat, ne jemi ne meshire te matrapazeve te karburantit. Po drejtoria e mbrojtjes se konsumatorit?
PërgjigjuQytetaret e ketij vendi jane te vdekur cojeni naften me 10 € per lt se nuk ngrihet njeri te protestoj , nese behet fjala per fushaten elektorale te partive japim dhe jeten si popull legen qe jemi
PërgjigjuPo nuk e kuptoj se si asnje analist nuk thote qe qytetaret do fitojne, se tani marin me pak nafte se sa shenon pompa! Nuk e kuptojne qe kontrolli behet se shitesit e naftes kan trukuar pompat dhe japin sasi me te vogel se sa shenon pompa dhe se per sa paguajn qytetaret?!!
PërgjigjuKëtë nuk e dimë ,po ne dimë që povendoset nj ser taksash shum te larta mbi pikat e karburantit + investimi në DPM shkoi në plera se u dha me konçesion dhe përveç ksaj i japin të drejt te rrisi takseën simbas qefit ???,Përfitimi qytetarrit nafta më shtrenjt në Europ në vendin nder më të varfërit Llogjika qeveris Rama