Parlamenti iranian po përpiqet të miratojë një ligj për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, raportojnë mediat e huaja.
Kryetari i Komisionit për Çështjet Civile në parlament ka deklaruar se një projektligj është përgatitur dhe së shpejti do të finalizohet nga ekipi ligjor i asamblesë legjislative. “Sipas këtij plani, Irani duhet të mbledhë tarifa për të garantuar sigurinë e anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit”, tha ai. “Është diçka krejtësisht e natyrshme. Si në korridore të tjera, kur mallrat kalojnë nëpër një vend, paguhen taksa; Ngushtica e Hormuzit është gjithashtu një korridor. Ne garantojmë sigurinë e saj dhe është e natyrshme që anijet dhe cisternat e naftës të paguajnë tarifat përkatëse”.
Irani kërkon njohjen ndërkombëtare të të drejtës së tij për të ushtruar autoritet mbi Ngushticën e Hormuzit si një nga pesë kushtet për t’i dhënë fund luftës në vazhdim.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Irani përgatitet për pushtimin amerikan, minon ishullin Kharg! Trump: Kanë frikë të pranojnë se po negociojnë me ne












