Tartë me djath rikota dhe kungull
Përbërësit:
1 petë sfoljatë

250 gr mozzarella
200 gr rikota
2 vezë
kripë dhe piper të zi
2 thelpi hudhër
4-5 kunguj të njomë
2 domate mesatare
50 gr djath i verdhë
Përgatitja:
Fillimisht në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri kaurdiism hudhrën të grirë hollë, shtojmë kungujt të prerë në feta rrumbullake. I skuqim ato lehtë dhe menjëherë I largojmë. Në një tepsi shtojmë një petë sfoljatë të cilën e shpojmë me majën e pirurit në të gjithë sipërfaqen. vendosim mbi petë mozzarelën të prera në feta rrumbullake mbi të gjithë sipërfaqen. Mbi mozzarellën shpërndajmë rikotën të përzjerë me 2 vezë, kripë, piper të zi e nivelojmë mirë mbi mozzarella. Mbi rikota vendosim si tjegulla kungullin e mbulojmë të gjithë sipërfaqen. Mbi kungull vendosim disa feta domate tek e tek të cilat I spërkasim me djath e pjekim në temperaturë 180 gradë Celsius për 30 minuta.
MC/Shqiptarja.comKomente

