Tashmë ka lindur gjenerata që do të jetë viktimë e ndryshimit të klimës

Tashmë ka lindur gjenerata që do të jetë viktimë e ndryshimit të klimës

Sipas një raporti të botuar nga revista shkencore ‘The Lancet’, tashmë ka lindur gjenerata që do të jetë viktimë e ndryshimit të klimës, përfundim i rezultatit të bashkëpunimit të 120 ekspertëve nga 35 institucione siç është OBSH.

Ata që kanë lindur në këto vite janë gjenerata që do të vuajë më së shumti efektet e ndryshimit të klimës, denoncon revista, përveç nëse është e mundur të arrihen qëllimet e marrëveshjes së Parisit për të kufizuar ngrohjen globale. Nëse marrëveshja do të jetë efikase, një fëmijë i lindur sot në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, do të jetë dëshmitar e fundit të përdorimit të qymyrit ndërsa një fëmijë i lindur në Francë, siç thuhet nga studimi, do të merrte si "dhuratë" për ditëlindjen e 21-të, lamtumirën e përdorimit të makinave me benzinë dhe naftë.

Përndryshe, nëse marrëveshja e Parisit nuk respektohet, ‘Lancet’ shpjegon rreziqet kryesore ndaj të cilave do ekspozohen gjeneratat e porsalindura: para së gjithash rreziku i një emergjence ushqimore. Me rritjen e temperaturave, sipas studimit, të lashtat do të reduktohen, duke bërë që çmimet e ushqimeve të rriten. Mjafton të themi se rendimenti mesatar global i misrit dhe orizit është ulur në 30 vitet e fundit me 4%.

Pastaj rritja e sëmundjeve infektive: 2018, siç thuhet në raport, ishte viti i dytë më i favorshëm, nga pikëpamja klimatike, deri në përhapjen e disa baktereve që shkaktojnë sëmundje, siç janë bakteret ‘Vibrio’. Sikur të mos mjaftonte kjo, gjenaratat  kërcënoheshin nga ndotja e ajrit, e destinuar të përkeqësohej, si dhe nga rritja e rrezikut nga zjarret.

"Këtë vit, efektet gjithnjë e më të shpejta të ndryshimit të klimës janë më të qarta se kurrë," shpjegon Profesor Hugh Montgomery, bashkë-kryetar i projektit dhe drejtor i Institutit për Shëndetin e Njeriut dhe Performancën në ‘University College London’. "Ne mendojmë se temperaturat në rritje nga zjarret, të regjistruara në Evropën Perëndimore, Siberi, Queensland dhe California kanë shkaktuar astmë dhe infeksione të frymëmarrjes. 

Për më tepër, sipas raportit, nëse nuk përpiqemi të frenojmë emetimet e CO2, fëmijët e sotëm do të duhet të përballen me një botë 4 gradë celsius më të ngrohtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja