Task-Forca ‘Anti Skifter’/ Gjermania i dhuron policisë shqiptare dy makina dhe mjete komunikimi

Task-Forca ‘Anti Skifter’/ Gjermania i dhuron policisë shqiptare dy makina dhe mjete komunikimi

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe përfaqësues të Task-Forcës “Anti Skifter”.

Zyra Federale Kriminale Gjermane i dhuron dy automjete dhe disa mjete komunikimi Task-Forcës “ANTI SKIFTER” e ngritur pranë Zyrës Kombëtare EUROPOL, në Drejtorinë e Bashkëpunimit dhe Koordinimit, në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit. 

Në këtë kuadër u organizua një ceremoni ku Ambasadorja Gjermane në Shqipëri, Susanne Schutz u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe përfaqësues të Task-Forcës “Anti Skifter”.

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz, ka bërë dhurimin e dy automjeteve dhe disa mjeteve të komunikimit për Task-Forcën “Anti Skifter”

Gjatë ceremonisë Schutz dhe Drejtori Veliu kanë vlerësuar marrëdhëniet mjaft të mira mes dy policive, si dhe ngritjen e Task-Forcës “Anti Skifter”, e cila në bashkëpunim të ngushtë me homologët e BE-së, do të ndihmojë në evidentimin në kohë dhe goditjen e grupeve që merren me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka theksuar se bashkëpunimi me partnerët është shumë i rëndësishëm dhe në këtë kuadër e vlerësojmë dhe e çmojmë si shumë të rëndësishme mbështetjen e tyre, qoftë me bazë logjistike ashtu edhe me asistencë teknike, në trajnimin e punonjësve që shërbejnë në strukturat e luftës kundër krimit të organizuar. 

Susanne Schutz, ka vlerësuar punën e Policisë dhe ka theksuar se Gjermania përherë do jetë në mbështetje të punës serioze të Policisë së Shtetit dhe luftës pa kompromis që po zhvillon ndaj krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi.

Automjetet që dhuroi ambasadorja gjermane Susanne Schutz për Task-Forcën )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vali: 01/06/2018 11:41

    Pse spaska. Dhuru makina gjermane por makina qeke

    Përgjigju
    • Denti: 27/11/2018 16:34

      Sepse Skoda eshte nen menaxhimin e AUDI.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë