Task-Forca Antikorrupsion, Gjonaj nxjerr shifrat: 60 masa administrative, 3 drejtorë të larguar nga ALUIZNI

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në cilësinë e drejtueses së njësisë së Task-Forcës për të luftuar korrupsionin në administratë, ka njoftuar nga Kryeministria masat e marra për punonjësit e institucioneve shtetërore.

Gjonaj ka thënë se janë marrë 60 masa administrative, 9 pezullime në detyrë, si edhe ka theksuar se 3 drejtorë të ALUIZNI-t janë larguar nga puna.

Task-Forca ka rekomanduar 60 masa. Të gjitha institucionet kanë zbatuar rekomandimet e Task-Forcës, 9 prej tyre pezullime nga puna. Konkretisht për inspektorë të ALUIZNI-t, 3 drejtorë janë larguar nga detyra. Nuk respektuan urdhërat dhe kërkesat e dërguara. Lufta anti-korrupsion, sfidë kryesore e qeverisë shqiptare. Do godasim çdo shfaqje të tillë. Do vëmë para përgjesisë të gjithë shkelësit e ligjit. Çdo javë do informoj qytetarët për masat e marra.

Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë, drejtuese e Task-Forcës Antikorrupsion

Më herët, ishte kryeministri Edi Rama që në një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes, që njoftoi se kjo praktikë do të jetë e përjavshme, dhe se Gjonaj do të publikojë të gjitha të dhënat për zyrtarë dhe punonjës të shtetit që zvarrisin kërkesat e qytetarëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endi: 19/09/2018 21:19

    Ne na ke me vete si popull. Jepi drejtim ksaj lufte qe ke nisur. Zeroje korrupsionin

    Përgjigju
  • Jonka: 19/09/2018 21:16

    Hajdutat me cizme ke hequr dhe bravo te qoft moj goc. Keshtu vazhdo.

    Përgjigju
  • Miri: 19/09/2018 21:13

    Heeee kur kane vullnetin e mire per te bere pune te mira shiko si ndodh. Ja prandaj duhet brez i ri se te ben nga kto pune, te pastron sistemin. Bravo Gjonaj

    Përgjigju
  • Hello: 19/09/2018 21:10

    Ah cja u ka bere mire ktyre zullumqareve te administrates qe e kishin mendjen vetem.per te vjedhur.

    Përgjigju
  • hane: 19/09/2018 21:10

    Avash avash po i pastron hipoteka ,burgje, aluizn kjo ministrja thoni cfare te doni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë