Numri total i subjekteve të bllokuara në këtë periudhë ishte 63, nga të cilat 50 si subjekte të paregjistruara dhe 13 për moslëshim kuponi tatimor (rasti i dytë).
Gjatë fundjavës së kaluar, Drejtoria e Hetimit Tatimor angazhoi strukturat në varësi të saj për kontrolle në territor. U realizuan 299 kontrolle dhe u evidentuan 126 shkelje ose 42% e tatimpaguesve u gjobitën. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se zbatimi i këtij plani operacional do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit dhe do të përqendrohet në verifikimin e subjekteve për:
Verifikimin për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave që përdoren, ruhen apo transportohen.
Regjistrimi i subjekteve tregtare në QKB dhe në organin tatimor.
Instalimi, përdorimi i pajisjeve fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor.
Verifikimin dhe deklarimin e punonjësve në organet tatimore.
Kontroll për dokumentimin e pronësisë së ambjentit të ushtrimit të aktivitetit dhe të mjetit të transportit.
Të tjera verifikime që mund të dalin të nevojshme gjatë ushtrimit të kontrolleve.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të përmbushin në mënyrë vullnetare të gjitha detyrimet ligjore, si dhe të denoncojnë aktet e abuzimit nga ana e administratës tatimore, përfundon njoftimi i tatimeve.
d.c./shqiptarja.com










