Tatimi për pagat nën 400 mijë lekë, Braçe sërish kundër Ahmetaj: I qëndroj mendimit tim, do ta rishikojmë fashën

Tatimi për pagat nën 400 mijë lekë, Braçe sërish kundër Ahmetaj: I qëndroj mendimit tim, do ta rishikojmë fashën

Erion Braçe dhe Arben Ahmetaj

Jashtë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, kreu i këtij Komisioni Erion Braçe i ka dalë sërish kundër ministrit të Financave Arben Ahmetajt, duke u shprehur sërish kundër tatimit për pagat nën 400 mijë lekë.

Edhe pse jo prezent në mbledhje, në një prononcim për mediat, Braçe u shpreh se i qëndronte mendimit të tij mbi çështjen dhe se fasha do të diskutohej sërish në të ardhmen. 

Jam sërish kundër tatimit të pagës me 1.5% të propozuar nga ministri Arben Ahmetaj. Duhet të  mbrojmë pagat për shtresat e mesme. I qëndroj mendimit tim dhe ftoj kolegët pjesëmarrës në Komision që të rishikojmë fashën e tatimit për pagat deri në 40 mijë lekë.

Erion Braçe, kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave

Edhe në mbledhjen paraardhëse të Komisionit ku u diskutua projektligji për buxhetin e 2019-tës, Braçe nuk e fshehu kundërshtimin që kishte për pikën e propozuar nga Ahmetaj.

Debati i plotë Braçe-Ahmetaj:

Braçe: Në këtë vend 300-400 mijë lekë kanë punonjësit e thjeshtë që nuk kanë asnjë të ardhur tjetër. Të ardhurat e vetme janë nga puna. Nëse ka ardhur e keqja, nuk na ka ardhur nga të ardhurat nga puna. Jo, na ka ardhur nga tatimi mbi fitimin.

Ahmetaj: Jo, vjen nga papërgjegjshëmria fiskale.

Braçe: Është mendimi im modest. E gjithë bota po adreson çështjen e pabarazisë.

Ahmetaj: E para, papërgjegjshmëria fiksale sjell borxhin ashtu siç e kemi parë edhe në qeverisjen e Saliut. Pastaj është koeficienti Gini e mat pabarazinë, nuk e masim as unë dhe as ti. Unë do të qëndroj kundër ekspandimit jo racional fiskal.

Braçe: Po tani ju thoni ata që kanë 2-3 shtëpi do t’i shtojnë. Ata që bëjnë 12 muaj pushime, do të bëjnë më shumë.

Ahmetaj: Ky është muhabet koti.

Braçe: Merreni mbrapsht. Ky është projektligji juaj jo i imi. Nëse është muhabet koti atëherë merreni mbrapsht. Nuk është i imi.

Ahmetaj: Patjetër dhe mbaj përgjegjësi për të.  


Lajmi kryesor:

Projektbuxheti i 2019-ës, Ahmetaj: Këto janë sektoret në të cilat parashikohet rritje pagash


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë