Projektbuxheti i 2019-ës, Ahmetaj: Këto janë sektoret në të cilat parashikohet rritje pagash

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin për Ekonominë dhe Financat u diskutuan në parim, shpenzimet që parashikohen në projektbuxhetin e vitit 2019.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektbuxhetit të 2019-ës, ministri i Financave Arben Ahmetaj foli mbi rritjet e pagave në sektorë të ndryshëm.

Duam që të projektojmë një rritje pagash në shëndetësi, rritje kjo prej  7%. Gjithashtu në rritje prej 7% planifikohet edhe në arsim. Ndërsa mbrojtja do të përfitojë një rritje nga 10-19%,  sistemi peniteciar 7% dhe një rritje prej 20% për diplomtatët.

Arben Ahmetaj, ministër i Financave

Sa i përket infrastrukturës, Ahmetaj është shprehur se brenda 2020 do të përfundojë linja hekurudhore Tiranë-Rinas, ndërsa po ashtu edhe brenda marsit të vitit 2019 do të mbyllet rruga Tiranë-Elbasan, rrugë e cila është e ndërtuar me standardet e duhura. 2.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto do të përdoret për ndërtimin e shumë akseve rrugore për vitet 2019-2021.

Më tej, Ahmetaj ka folur edhe mbi shpenzimet që parashikohen sa i përket çështjeve sociale.

500 milion lekë parashikohen për pagesën e të papunëve, ndihma ekonomike do të shkojë në 20.5 miliardë lekë. Për bonusin e bebeve është parashikuar një fond prej 2 miliard lekësh, ndërsa për investimet publike janë planifikuar 88.8 miliard lekë.

Arben Ahmetaj, ministër i Financave

Gjatë diskutimit të projektligjit deputët e pranisishëm kanë diskutuar mbi pikat që sipas tyre ishin të paqarta.

I pyetur nëse është parashikuar gjë për statusin e minatorit dhe naftëtarit, nëse ligji për statusin e tyre miratohet nga parlamenti, ministri Ahmetaj iu përgjigj se çdo gjë është parashikuar gjithçka brenda fondit të pensionit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
Tatimi për pagat nën 400 mijë lekë, Braçe sërish kundër Ahmetaj: I qëndroj mendimit tim, do ta rishikojmë fashën

Jashtë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, kreu i këtij Komisioni Erion Braçe i ka dalë sërish kundër ministrit të Financave Arben Ahmetajt, duke u shprehur sërish kundër tatimit për pagat nën 400 mijë lekë.

Edhe pse jo prezent në mbledhje, në një prononcim për mediat, Braçe u shpreh se i qëndronte mendimit të tij mbi çështjen dhe se fasha do të diskutohej sërish në të ardhmen. 

Jam sërish kundër tatimit të pagës me 1.5% të propozuar nga ministri Arben Ahmetaj. Duhet të  mbrojmë pagat për shtresat e mesme. I qëndroj mendimit tim dhe ftoj kolegët pjesëmarrës në Komision që të rishikojmë fashën e tatimit për pagat deri në 40 mijë lekë.

Erion Braçe, kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave

Edhe në mbledhjen paraardhëse të Komisionit ku u diskutua projektligji për buxhetin e 2019-tës, Braçe nuk e fshehu kundërshtimin që kishte për pikën e propozuar nga Ahmetaj.

Debati i plotë Braçe-Ahmetaj:

Braçe: Në këtë vend 300-400 mijë lekë kanë punonjësit e thjeshtë që nuk kanë asnjë të ardhur tjetër. Të ardhurat e vetme janë nga puna. Nëse ka ardhur e keqja, nuk na ka ardhur nga të ardhurat nga puna. Jo, na ka ardhur nga tatimi mbi fitimin.

Ahmetaj: Jo, vjen nga papërgjegjshëmria fiskale.

Braçe: Është mendimi im modest. E gjithë bota po adreson çështjen e pabarazisë.

Ahmetaj: E para, papërgjegjshmëria fiksale sjell borxhin ashtu siç e kemi parë edhe në qeverisjen e Saliut. Pastaj është koeficienti Gini e mat pabarazinë, nuk e masim as unë dhe as ti. Unë do të qëndroj kundër ekspandimit jo racional fiskal.

Braçe: Po tani ju thoni ata që kanë 2-3 shtëpi do t’i shtojnë. Ata që bëjnë 12 muaj pushime, do të bëjnë më shumë.

Ahmetaj: Ky është muhabet koti.

Braçe: Merreni mbrapsht. Ky është projektligji juaj jo i imi. Nëse është muhabet koti atëherë merreni mbrapsht. Nuk është i imi.

Ahmetaj: Patjetër dhe mbaj përgjegjësi për të.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shirja: 13/11/2018 13:00

    Mjaft bëtë teatër. Jeni aktorë mediokër. Ndërroni skenar Braçe e Ahmetaj se nuk i ha më populli këto lojra mirësie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja