Lezhë-Taulant Malshi është emëruar në krye të prefekturës së Qarkut Lezhë, pas dorëheqjes nga ky post i Gjergj Prendit.
Prezantimi i prefekti të ri u bë nga Zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mahila në prani të drejtuesve të insitucioneve vendore në rang qarku.
Në fjalën e tij Andi Mahila u shpreh se prioritet kryesor i insitucionit të prefektit duhet të jetë përgatitja për zgjedhjet e përgjithshme të 11-majit.
“Përgatitja për zgjedhjet e përgjithshme të 11-majit 2025, prefekti i qarkut duhet të koordinojë nga afër me komisionin qendror të zgjedhjeve dhe drejtoritë e policisë për të siguruar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, të organizura me ligjet parashikuar me kodin zgjedhor”, tha Andi Mahila, zv.ministër i brendshëm.
Prefekti i ri i Qarkut Lezhë Taulant Malshi shprehu angazhimin e tij maksimal për të përmbushur prioritetet e Qeverisë Shqiptare, në shërbim të komunitetit.
“Kjo detyrë është një mundësi për të dhënë kontributin tim si prefekt. Këtë pergjegjësi e pranoj me dëshirë të plotë. Do shërbej me korrektësi dhe transaprencë. Jam besimplotë se me bashkëpunimin tuaj do t’i përballojmë sfidat që na dalin përpara”, tha Taulant Malshi.
Taulant Malshi merr drejtimin e prefekturës pas një karriere disavjeçare si Drejtor i Sigurimeve Shoqërore në Lezhë, ndërsa edhe më parë ka punuar në administratën publike.
Ca shkolle ka maru ky? Duket WANTED!!
Përgjigju