VIDEO/ Taulant Seferi shënon golin e 12-të sezonal

VIDEO/ Taulant Seferi shënon golin e 12-të sezonal

Taulant Seferi

Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi ka shënuar golin e 12-të sezonal me Baniyas në Emiratet e Bashkuara Arabe. Për raundin e 24-t në kampionat, sulmuesi nga Kumanova kaloi Baniyas në avantazh pas 14 minutave lojë.

"Gjahtar" para portës, Seferi edhe njëherë tregoi se është në formë për ftesën nga Sylvinho për në Euro 2024. Paçka golit të shqiptarit, Baniyas u përmbys 2-1 në udhëtim nga Shabab Al Ahli Dubai.

27-vjeçari i Kombëtares është pikë fikse në sulmin e Baniyas këtë sezon, teksa ka dhënë edhe pesë asistime.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Përplasje’ mes ushtrisë dhe qeverisë në Izreal

‘Përplasje’ mes ushtrisë dhe qeverisë në Izreal