Levrek me kumbulla dhe qepë të kuqe

Përbërësit:

  • 4-5 qepë të kuqe mesatare
  • 500 g kumbulla gjatoshe
  • 1 lugë sheqer
  • Kripë, piper
  • Spec djegës
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 1 lugë e vogël salcë domate
  • 2 levrek të mëdhenj
  • Vaj ulliri
  • Majdanoz

Përgatitja:

Kaurdisni qepët me kripë në vaj ulliri derisa të zbuten, shtoni specin djegës, kumbullat e ndara në mes e të pastruara nga farat, piperin e zi, verën dhe pak salcë. E shtroni masën në tavë. Vendosni sipër peshkun të marinuar me kripë dhe vaj ulliri. Në furrë me 250 ° për 30’ minuta. E shijoni me majdanoz të grirë imët.