Këngëtarja Tayna ka rrëfyer rrugëtimin e saj në muzikë, pa lënë anash familjen dhe ngjarjet e tjera.
Ajo tregoi një rast të arrestimit të saj në Zvicër në pperiudhën e pandemisë në 2020.
”Në Zvicër isha. Ishte koha e pandemisë. Nuk u lejohej që të lëvizje. Unë kam pasur një makinë, po nuk ishte e imja. Nuk e dija se kush e kishte makinën. Më kontrolloi një vajzë e doganës, më pyeti nga ke ardhur ku po shkon.
Më tha të prisja sa të vinte policia. Kam pritur 5 orë në burg, derisa erdhi policia e zonës që të më bënte pyetje. U friksova, ndoshta s’më lejojnë të vij më në Zvicër”, tha ajo për Prive.