Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT+VIDEO)

Policia ka finalizuar tre operacione në 24 orët e fundit për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në Itali dhe Suedi. Këto operacione janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet homologe të rrjetit ENFAST dhe kanë rezultuar në arrestimin e tre individëve të kërkuar për krime të rrezikshme.

Dy prej të arrestuarve që kërkohen në Ital, Ylli Zherri dhe Lumnije Freskina, akuzohen për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa i kërkuari në Suedi, Ahmad Farran akuzohet për kanosje serioze për vrasje

Gjatë operacioneve të koduar "Operacionalja 22", u arrestuan:
Ylli Zherri (alias Ylli Gjuci), 32 vjeç: I arrestuar në Mamurras, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", i kryer si pjesë e një organizate kriminale. Gjykata e Vareses, Itali, kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".
Lumnije Freskina (alias Lumnije Danaj), 60 vjeçe: E arrestuar në Shkodër, për të njëjtën akuzë si Ylli Zherri. – "Trafikimi i lëndëve narkotike", e kryer në kuadër të një organizate kriminale. Gjykata e Apelit të Firences, Itali, kishte lëshuar një urdhër arresti.
Ahmad Farran, 37 vjeç, shtetas suedez: I arrestuar në Tiranë, pasi Gjykata e Orebros, Suedi, kishte lëshuar një urdhër arresti për akuzën "Kanosja serioze për vrasje".

Operacionet janë realizuar në kuadër të një koordinimi të ngushtë me policinë italiane dhe suedeze, duke mundësuar kapjen e këtyre personave dhe nisjen e procedurave të ekstradimit për secilin prej tyre.

'-Y. Zh. alias Y. Gj., 32 vjeç, i lindur në Mamurras. Ai u kap në Mamurras, pasi Gjykata e Vareses, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-L. F alias L. D., 60 vjeçe, e lindur në Shkodër. Ajo u kap në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-A. F., 37 vjeç, shtetas suedez. Ai u kap në Tiranë, pasi Gjykata e Orebros, Suedi, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale "Kanosja serioze për vrasje".', njofton policia.

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet e Italisë dhe Suedisë për të përfunduar procesin e ekstradimit të këtyre personave.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për ‘Plumbi i artë’, dëshmia e të penduarit Dumanit: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Të pandehurit: Nuredini gënjen!

Gjyqi për ‘Plumbi i artë’, dëshmia e të penduarit Dumanit: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Të pandehurit: Nuredini gënjen!