Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Redjan Rrajën, i afërm i ish-deputetit socialist! 35 vite burg për Arjol Halilajn

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg përjetë Redjan Rrajën me akuzën se ka qenë një nga ekzekutorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi. Ndërkohë, GJKKO ka dënuar me 35 vite burg edhe Arjol Halilajn, i cili sipas SPAK ka pasur rolin e ndihmësit për të larguar autorët nga vendi i ngjarjes. Po ashtu edhe SPAK në pretencë kishte kërkuar të njëjtin dënim, burg përjetë për Rrajën dhe 35 vite burg për Halilajn.

Trupi gjykues i GJKKO-së i përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi shpalli sot (25 korrik 2023) fatjor Redjan Rrajën dhe Arjol Halilaj për 6 akuza, mes tyre “vrasja e funksionarëve publikë", mbetur në tentative ndaj prokurorit Arjan Ndoja, dhe vrasja në rrethana të tjera cilësuese me pasojë vdekjen e Andi Malokut dhe vrasje e mbetur në tentativë në dëm të viktimës Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Rraja dhe Halilaj do ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Në seancën e 31 majit 2023, SPAK renditi provat e mbledhura ne vendin e ngjarjes, por edhe ato të sigurua nga zbërthimi i dy telefonave të të afërmit të ish-deputetit socialist, Redjan Rrajës. Një pjesë e të afërmve të ish-deputetit socialist Rrhaman Rarjës janë ende në kërkim për dhunën barbare ndaj fisit Maja për guroren në Fushë Krujë. 

Sipas akuzës, i afërmi i ish-deputetit të PS-së e implikon AND-ja e gjetur në një palë syze "Emporio Armani" me inicialet e tij, të gjetura në makinën e autorëve, por edhe elementët biologjikë në rroba, kapele e një palë doreza ngjyre te zezë. Për prokurorinë, zbërthimi i dy telefonave dhe transkriptimi i komunikimeve me platformën SKY ECC, janë të tjera provat që implikojnë të akuzuari në atentatin e ndodhur tek Ura e Shkozetit në autostradën Tiranë-Durrës. Nga transkriptimi i komunikimeve mes anëtarëve të grupit, janë evidentuar terma si "bidon", "benzin", "autostradë", "Arjani" etj, që korrespondojnë me veprimet, planin dhe lëvizjet e autorëve".

Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se Rraja ka qenë në vendin ku ndodhi atentati ditën e ngjarjes, pasi vendndodhja e tij është lokalizuar dhe sipas aplikacionit në telefonin e tij ai për 7 minuta ka kryer 886 hapa, veprime këto intensive dhe të sforcuara që sipas SPAK, tregojnë angazhimin në krim dhe largimin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Telefoni i Rrajës para ngjarjes është loguar në rrjetin VVireless të lokalit të Plaurent Dervishajt, i cili është në kërkim si porositësi i atentatit. Sipas SPAK, Arjol Halilaj ka marrë dy ekzekutorët me një automjet “Honda” dhe I ka larguar nga vendi I ngjarjes.  Redjan Rraja I ka mohuar akuzat gjatë gjithë kohës pas arrestimit.  Po ashtu, SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që të konfiskoje pasuritë e sekuestruara në vitin 2021 të Redjan Rrajës.

Në pretencën e SPAK, prej 86 faqesh të paraqitur në gjykatë më 31 maj, prokurorët shprehen se 300 mijë euro ishin ofruar për të dëmtuar provat që fajësonin Redjan Rrajën për pjesëmarrje në atentat. Episodi I pagesës prej 300 mijë eurosh, i cili ka mbetur në tentativë, sipas SPAK po hetohet në një dosje të dytë të hapur nga prokuroria për grupin që dyshohet se ka urdhëruar atentatin ndaj Arjan Ndojës. Ky procedim I ndarë më vete, ka si të hetuar kryesor shtetasin Plarent Dervishaj, I cili dyshohet se është larguar jashtë Shqipërisë, ndërkohë që ka qenë porositës i atentatit ndaj Arjan Ndojës dhe Landi Muharremit.

Atentati ndaj Arjan Ndojës
Ngjarja e rëndë ndodhi në 1 nëntor të vitit 2019. Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. Makinës 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurorit Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.

Akuzat për të cilat GJKKO shpalli fajtor Redjan Rrajën dhe masa e dënimit për secilën akuzë
1- Fajtor për veprën penale  "Vjedhje", kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Dënohet me 7 (shtatë) vjet burgim.
2- Fajtor për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'', kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Dënohet me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
3- Fajtor për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'', kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Dënohet me 6 (gjashtë) vjet burgim.
4- Fajtor për veprën penale "Vrasja e funksionarëve publikë", mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Dënohet me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim.
5- Fajtor për veprën penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të viktimës Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar Kriminal.  Dënohet me burgim të përjetshëm.
6- Fajtor për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes. Dënohet me 4 (katër) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Redjan Rraja me burgim të përjetshëm.

Akuzat për të cilat GJKKO shpalli fajtor Arjol Halilajn dhe masa e dënimit për secilën akuzë
1- Fajtor për veprën penale  "Vjedhja", kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Dënohet me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
2- Fajtor për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'', kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim.
3- Fajtor për veprën penale  "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'', kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Dënohet me 6 (gjashtë) vjet burgim.
4- Fajtor për veprën penale Ariol Halilaj për veprën penale "Vrasja e funksionarëve publikë", mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Dënohet me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
5- Fajtor për veprën penale Ariol Halilaj për veprën penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të viktimës Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Dënohet me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim.
6- Fajtor për veprën penale Ariol Halilaj për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes. Dënohet me 2 (dy) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Ariol Halilaj me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit Ariol Halilaj do të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, caktuar me vendimin nr.46, datë 05.05.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

(Kliko këtu për dokumentin) Vendimi

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ena: 25/07/2023 22:12

    Ne fakt na cudit shume kjo vendimarrje dhe i pergezojme gjykatesit.Pyetja qe bejme ne populli eshtw nese nuk do ishte “viktima” Arjan Ndoja a thua vertete kaq hetime do ishin bere dhe kjo do ishte vendimi?? Ju lutem SPAK rritni besimin tek njerzit se sy e veshe nga ju jemi

    Përgjigju
  • beni: 25/07/2023 21:57

    vriteni aty ne burg,,mos e lini te jetoje kri.inelin...

    Përgjigju
  • Ani: 25/07/2023 21:22

    Ky ëshrë sot spaku, por jo spaku i Arben Krajës, po spaku i drejtuar nga zoti Altin Dumani. Do dëgjëjmë çudira nga ky organ. Ju lumtë.

    Përgjigju
  • Zot na ruaj: 25/07/2023 20:54

    Kot nuk i thone paç fatin e ...... per prokurorin e famshem sepse dhe ai pa lagur nuk eshte o shtet ......

    Përgjigju
  • leo: 25/07/2023 19:38

    Krimineli Arjan Ndoi del i pa fajshem.

    Përgjigju
    • Fhsystzt: 25/07/2023 20:42

      Kush ishte krimineli ne kte mes???

    • Beni: 25/07/2023 19:45

      Nje fakt nuk e perjashton nje tjeter

  • Rrumi: 25/07/2023 19:02

    Po tani si I bohet? Kusheriri nuk esht me deputet. Cunin ja kerkon policija. Fisin tjeter e kan ne gjak ku u ngaterru cuni.ky brenda per gjith jeten...ndoshta. e un shijoj miljonat e nuk e rruj per asnji Ne Shkoder i thone nje fjale:te rrit mendt Zoti se koken tende do hash

    Përgjigju
  • Tini: 25/07/2023 18:51

    Ska mundsi, a thu ka drejtesi ne kte vend vertete! Po ishte reale kjo, do filloj te besoj ne zot .. Me shprese qe mos te rri asnje plere jashte, Se ka shume qe po krekosen dhe po bejne pushime, Sikur te ishte dita fundit, nderkohe qe sa e sa nena Jane pa burra e pa fmi nga kto plera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim