Nisi me buxhet “0”, por kjo nuk i ndaloi të rinjtë e serialit “Lokomotiva” të përmbyllnin me sukses serinë e parë, për ta ngjitur në Kinema për të gjithë ata që duan të shohin nëpërmjet një lenteje ‘objektive’, rinisë, realitetin shqiptar.
I ftuar në “Rreze Dielli” Ermal Qori, i riu që ideoi dhe realizoi këtë projekt tregon si nisi ideja për të këtë serial. Vetë ai, është jo vetëm ‘truri’ i këtij projekti, por edhe zbatuesi i tij, duke bërë njëkohësisht rolin e regjisorit dhe aktorit në serinë e parë të “Lokomotivës”.
“U përpoqëm për të sjellë diçka ndryshe. Duke qenë një grup të rinjsh të bashkuar kishin qëllimin e mirë për të sjellë dicka të vecantë, është menduar në këtë lloj forme sepse jemi bazuar në diçka reale, siç është përshembull edhe martesa me shkuesi, apo duke sjellë në qendër të vëmendjes vlerat tradicionale shqiptare, qoftë në pikat turistike, qoftë në gatime, qoftë në disa dimensione të ndryshme që do të zbulohen kur të dalë seriali. Duke marrë shkas nga këto, është cilësuar një 100% shqip, duke qëndruar në realitetin shqiptar nga të gjitha dimensionet. Jemi munduar të sjellim diçka me vlerë, vlerat tradicionale, udhëtimet, iniciativat rinore.”
Ermal Qori thotë se edhe pse nuk janë profesionistë në fushën e aktrimit, janë munduar të sjellin një serial me personazhe pak a shumë realë duke e bërë më të thjeshtë sjelljen e idesë së projektit te publiku.
Seriali "Lokomotiva" vjen për publikun shqiptar nga një grup të rinjsh tepër të talentuar që “guxojnë” të thyejnë monotoninë e realitetit.
Serial motivet i merr nga jeta reale, sfidat me të cilat përballen sot, njëherazi dhe satira ndaj një fenomeni tepër të përhapur në Shqipëri siç është ” martesa me shkesë” por gjithashtu dhe një panoramë e potencialeve natyrore , kulturore , historike dhe ato tradicionale që ofron Shqipëria.
Ky serial do të ngjitet në kinema prej datës 17 janar dhe të ardhurat që do të përfitohen nga biletat, do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.