Të ardhurat e Rusisë nga eksportet e energjive fosile në gjashtë muajt e luftës në Ukrainë kanë tejkalur dukshëm shpenzimet e këtij vendi për luftën. Qendra për Studimet Kërkimore rë Energjisë dhe Ajrit të Pastër, CREA me seli në Finlandë ka llogaritur të ardhura në eksportet e energjisë në vlerë 158 miliardë euro. Përballë këtyre të ardhurave qëndrojnë kostot e pushtimit rus në Ukrainë prej 100 miliardë eurosh. Rusia megjithëse ka ulur ndjeshëm sasinë e eksportimit arrin ende "të ardhura rekord" me energjitë fosile, deklaroi analisti i CREA, Lauri Myllyvirta.
Të dhënat tregojnë se BE me 85 miliardë euro është importuesi më i madh i energjive fosile ruse, pasuar nga Kina me 35 miliardë euro. Brenda Bashkimit Europian në vend të parë renditet Gjermania me një import në vlerë prej 19 miliardë eurosh, pas Kinës, blerësja më e madhe e energjive fosile të Rusisë. Në një raport të planifikuar të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike , IAEA do të raportohet edhe për gjendjen e sigurisë atomare në Ukrainë. Siç është e bërë e ditur, ekspertët e agjencisë ndërkombëtare janë larguar nga Zaporishja. Vetëm dy ekspertë kanë qëndruar në centralin e pushtuar nga rusët. Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky ky central për herë të dytë "ka qenë vetëm një hap larg katastrofës". Sulmet ruse janë përgjegjëse sërish për ndërprerjen e rrymës në centralin atomik, ka thënë presidenti ukrainas. IAEA kishte deklaruar, se linja e furnizimit me rrymë në rast emergjence ishte ndërprerë për shkak të një zjarri./ DW
Lajmi kryesor:
Lufta/ Moska e financoi konfliktin duke eksportuar lëndë djegëse fosile! Del raporti mbi situatën bërthamore në Ukrainë: Urgjent krijimi i një zone të sigurisë bërthamore
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.3%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3342
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
9 Janar, 15:15
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia
8 Janar, 09:57
-
Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën
7 Janar, 20:32
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Ukraina e Rusia bëjnë marrëveshje, do shkëmbejnë të burgosur
7 Janar, 16:21
-
'Po mbulohet ngjarja', Presidenti i Azerbajxhanit nuk ndal akuzat ndaj Rusisë për rrëzimin e avionit
7 Janar, 12:08
-
Blinken shpreh shqetësimin për bashkëpunimin ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë
6 Janar, 17:48
-
Lufta/ Ukraina sulmon Kurskun, rusët marrin një qytet në rajonin e Donbas
6 Janar, 15:26
-
Zelensky: Trump të jep besimin se mund t'i japë fund luftës! Ai ka fuqi të ushtrojë presion mbi Putinin
6 Janar, 09:14