Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 90.93% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 8.78% dhe veprimtarinë e Risigurimit me 0.29%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 40.79% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 59.21% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar-tetor 2014, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,209 milionë lekë, ose 0.13% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2013.