Të ardhurat nga tatim-fitimi dhe taksa vendore e biznesit të vogël arritën në 15.4 miliardë lekë
TIRANË, 30 Shtator/ATSH/- Të ardhurat nga tatim-fitimi dhe taksa vendore e biznesit të vogël arritën në 15.4 miliardë lekë, që përbën vetëm 7.1 për qind të të ardhurave tatimore në total. Sipas statistikave zyrtare të ministrisë së Financave, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin për 8-mujorin 2014 arritën në rreth 13.9 miliardë lekë, nga 10.3 […]
TIRANË, 30 Shtator/ATSH/- Të ardhurat nga tatim-fitimi dhe taksa vendore e biznesit të vogël arritën në 15.4 miliardë lekë, që përbën vetëm 7.1 për qind të të ardhurave tatimore në total. Sipas statistikave zyrtare të ministrisë së Financave, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin për 8-mujorin 2014 arritën në rreth 13.9 miliardë lekë, nga 10.3 miliardë lekë të mbledhura një vit më parë, me një rritje prej 35 për qind. Tatimi mbi fitimin është një taksë, e cila ka pasur politikë të re fiskale gjatë vitit 2014, me rritje të normës nga 10 % në 15 % duke filluar nga 1 janar 2014. Në bazë të të dhënave të 8-mujorit 2014, ministria e Financave shpjegon se kjo taksë ka ecur sipas planifikimit dhe vlerësimeve fillestare të impaktit të reformës. Të gjithë sektorët e ekonomisë kanë ecur mirë me këtë zë, me përjashtim të sektorit shtetëror. Planifikimi fillestar për një rritje prej 7 miliardë lekë nga rritja e normës së tatimit mbi fitimin ka ecur sipas planifikimit. Mosrealizimi i periudhës prej rreth 1 miliardë lekë ka ardhur nga dy kompanitë e mëdha KESH dhe CEZ, të cilat vitin e kaluar kanë paguar tatim-fitimin po në masën 1 miliardë lekë. Në raportin e ministrisë së Financave, duhet theksuar se nën këtë zë, për periudhën 8-mujore 2014, është rritur numri i tatimpaguesve me rreth 900 tatimpagues të rinj, në saj të përmirësimeve administrative të administratës tatimore.
Ndërkohë, të ardhurat nga tatimi i thjeshtuar mbi biznesin e vogël arritën 1.5 miliardë lekë, me një rritje prej 190 % më shumë se planifikimi i periudhës. Kjo mbi-performancë e të ardhurave nga ky zë ka ardhur si rezultat i reformës që Qeveria ndërmorri në 1 Janar 2014, ku u hoq tatimi mbi biznesin e vogël dhe tatimi mbi të ardhurat personale në masën prej 10 % u zëvendësua me tatimin e thjeshtuar mbi fitimin në masën 7.5 % ose sa 1/2 e tatimit mbi fitimin. Përpos kësaj reforme tatimore, ndryshoi dhe administrimi i kësaj takse, i cili i kaloi Administratës Tatimore Qendrore. Në sajë të këtyre ndryshimeve të rëndësishme, rezultatet e 8 muajve të parë të 2014 tregojnë për një rritje të dukshme, jo vetëm të të ardhurave nga tatimi i thjeshtuar mbi biznesin e vogël, por edhe të taksave të tjera lokale. Kjo, është tërësisht e lidhur me rritjen e kapaciteteve njerëzore të njësive të qeverisjes vendore, në rritjen e performancës së tyre në mbledhjen e taksave të veta.
Sipas ministrisë së Financave, për 8 mujorin 2014 taksat mbi pasurinë arrijnë në 2.65 miliardë lekë nga 2.5 miliardë lekë të parashikuara dhe 47 për qind më të larta se një vit më parë. Kjo taksë ka përbërë një ndër taksat më të keqperfomuara në sistemin tatimor të pushtetit vendor dhe mbi-performanca e kësaj takse për 8-mujorin 2014 lidhet ngushtë me rritjen e kapaciteve të pushtetit vendor në mbledhjen e taksave të veta, kapacitete këto të krijuara nga mos-administrimi më i taksës së biznesit të vogël./a.gjonaj//m.m/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4368
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29