Të armatosur dhe maskuar, tre persona grabisin dyqanin e celularëve në Vlorë

Të armatosur dhe maskuar, tre persona grabisin dyqanin e celularëve në Vlorë

Policia e Vlores

VLORE-Tre persona të armatosur dhe maskuar kanë grabitur një dyqan celularësh mbrëmë në qytetin bregdetar. Autorët kanë pikasur momentin kur dy punonjësit po mbyllnin dyqanin dhe po bënin dorëzimin e xhiros ditore rreth orës 21:00 kur kanë ndërhyrë për t’i grabitur.

Nga të dhënat e para raportohet se kanë marrë 12 telefona. Ky është rasti i dytë i grabitjes brenda javës, pasi edhe pak ditë më parë tre persona me maska grabitën një dyqan në rrugën transballkanike duke marrë 36 telefona në mesnatë.

Pas njoftimit mbrëmjen e djeshme policia ka nisur hetimet për të zbuluar dhe arrestuar autorët, ndërsa për të shkuar në gjurmët e tyre po analizohen edhe pamjet nga kamerat e sigurisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja