"Të arrestohen Doshi e Frroku"
Prokuroria: Inskenuan atentatin
     

Prokuroria: Inskenuan atentatin
      ">
TIRANE - Prokuroria e Përgjithshme kërkoi këtë të premte arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, pasi sipas hetimeve të bëra në tre javë nga Krimet e Rënda rezulton se dy kolegët deputetë kanë inskenuar atentatin e mbetur në tentativë gjashtë muaj më parë. Historia u denoncua publikisht më 2 Mars të këtij viti nga deputeti i përjashtuar nga PS Doshi, me akuzën e drejtëpërdrejtë ndaj kryeparlamentarit Ilir Meta se kishte porositur eliminimin fizik të tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi. Duke i akuzuar deputetët për tre vepra penale, Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë autorizimin për arrestimin e Frrokut dhe Doshit, çka konsiston në vendimin për heqjen e imunitetit të deputetit.
 
Sipas organit të akuzës, dy deputetët kanë bashkëpunuar me Durim Bamin duke inskenuar video-rergjistrimin e bërë publik nga Doshi, ku 36-vjeçari nga Fushë-Kruja tregonte të gjithë historinë e pretenduar prej tyre, nga momenti kur ishte paguar me 500 mijë euro për vrasjen e Doshit dhe 100 mijë euro për Fufin e deri në zbulimin se urdhërues i këtyre ekzekutimeve ishte kreu i Kuvendit Ilir Meta.
 
Dy deputetët janë të dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kallëzimi i rremë”, “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe “Deklaratat e rreme përpara Prokurorit”. Për këto akuza Kodi Penal parashikon dënim nga 5 ditë deri në 5 vjet burg. Sipas Prokurorisë, nga hetimet nuk rezultoi asnjë e dhënë konkrete apo e besueshme për organizimin e vrasjes së Doshit dhe Fufit.

Hetimet janë kryer nga treshja e hetuesve Adnand Xholi, Blerim Tominaj e Përparim Kulluri të cilët kanë arritur në konkluzionin e një inskenimi. Në këto kushte, hetimi i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Përgjithshme , e cila ka tagrin ligjor për hetimin e zyrtarëve me funksion deputet. 

Hetimet për denoncimin publik të Doshit nisën më 3 Mars, ndërsa për afro 3 javë para prokurorëve dëshmuan 42 persona, u realizuan 3 ballafaqime si dhe për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar të gjithë zyrtarët e lartë u paraqiten para prokurorëve për të dëshmuar.

shkresat
(Kërkesat e Prokurorisë drejtuar Doshit (majtas) dhe Frrokut (djathtas)

Ora 19.10 Meta takon Ramen ne kryeministri
Pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputëtëve Tom Doshi dhe Mark Frroku kryeparlamentari Ilir Meta takoi në kryeministri kreun e qeverisë Edi Rama. Takimi u konfirmua nga burime për A1 Report.

Ora 17.00 Kërkesa për arrestim, nesër mblidhet Këshilli për mandatet
Këshilli për mandatet do të mblidhet të shtunën për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetëve Doshi e Frroku. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta për A1 Report. Këshilli për mandatet përbëhet nga kryeparlamentari Ilir Meta, kreu i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafajt, deputetët Namik Dokle, Vasilika Hysi, Armando Subashi, Eduard Halimi, Arben Ristani, Kastriot Islami dhe Dashamir Tahiri.
 
Prokuroria kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e Doshi dhe Frrokut, pasi sipas hetimeve të Krimeve të Rënda rezultoi se kanë inskenuar atentatin të mbetur në tentativë ndaj Doshit dhe deputetit demokrat Mhill Fufi, të denoncuar publikisht nga deputeti i përjashtuar nga PS. 

Ora 16.40 Avokati Visha: Doshi e Frroku rrezikojnë deri në 5 vjet burg. Të përjashtohen nga votimi në Kuvend deputetët që u përfshinë në historinë e atentatit
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë telefonike për A1 Report avokati penalist Sajmir Visha u shpreh se dy deputetët rrezikojnë burg deri në 5 vjet për akuzat e ngritura ndaj tyre. Ai tha se nëse Kuvendi do të aprovojë arrestimin e tyre, cështja do të gjykohet në Gjykatën e Lartë, jo vetëm për Tom Doshin dhe mark Frrokun por edhe për Durim Bamin. Megjithatë, Visha shtoi se duhet të përjashtohen nga votimi për heqjen e imunitetit të gjithë deputetët që janë përfshirë në këtë histori dhe që kanë dëshmuar në Prokurori, përfshi edhe kryeparlamentarin Meta.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro