'Të dashur qytetarë nuk do digjet Tirana', Lefter Maliqi: S'duam të shkatërrojmë Shqipërinë! Po kërkojmë një revoltë të qëndrueshme

 

Lefter Maliqi duke folur në Studio Live bëri apel për qytetarët të dalin në protestën e 7 tetorit, duke theksuar se nuk do digjet Tirana.

'Të dashur shqiptarë nuk do digjet Tirana. Në mënyrë figurative po mundojmë të djegim këtë qeveri për të krijuar një qeveri teknike. Terrorin e ka futur kjo qeveri, që vjedh, grabit, shantazhon votuesin e lirë. Jam përplasur me forcat operacionale. Ditët e fundit, kur ne kapëm njerëz duke ndarë ndihmë, policia operacionale vinte dhe merrej me ne. Të dashur shqiptarë të shantazhuar janë dhe një pjesë e administratës që janë pjesë e kësaj qeverie. Të dashur shqiptarë nuk do ketë gjakderdhje. Rrini të qetë.

S’po kërkojmë të shkatërrojmë Shqipërinë. Po kërkojmë një revoltë të qëndrueshme në Tiranë. Pjesëmarrje ka pasur dhe në 2 mars. Por protestuesit vinin e dëgjonin fjalë të bukura dhe iknin. Përralla me mbret, vinin njerëzit dhe iknin të zhgënjyer. Duhet qëndresë. Nuk po kërkojmë asgjë. I janë hequr të drejtat e deputetëve.'


Lajmi kryesor:

Studio Live/ Arben Meçe: PD thërret militantët për destabilizim! Ja i bllokojnë rrugët 1 ditë, po pastaj?! Maliqi: Mbaroi koha e fjalëve të bukura, tani ka revoltë


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë