Të dehur në timon dhe pa leje drejtimi, pranga tre vlonjatëve (EMRAT)

Të dehur në timon dhe pa leje drejtimi, pranga tre vlonjatëve (EMRAT)

Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 drejtues mjetesh nën akuzën e drejtimit të automjetit në mënyrë të kontrolluar.

Në pranga ka përfunduar Enrik Gjishti, 23 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në rrugën “Gjergj Kastrioti” Vlorë, pasi ky shtetas po drejtonte mjetin tip Mercedes Benz me targa EY 849 JP, nën efektin e pijeve alkoolike; Graciano Zepaj, 26 vjeç, banues në Vlorë është arrestuar pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi përkatës dhe Albert Buzra, 37 vjeç, banues në Sarandë, i cili u arrestua pasi drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt”:

1- Enrik Gjishti, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në rrugën “Gjergj Kastrioti” Vlorë, pasi ky shtetas po drejtonte mjetin tip Mercedes Benz me targa EY 849 JP, nën efektin e pijeve alkoolike.

2- Graciano Zepaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në Vlorë pasi ky shtetas po drejtonte mjetin tip Mercedes Benz me targë AA 817 RC, pa leje drejtimi përkatës.

3- Albert Buzra, 37 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë në Sarandë pasi ky shtetas duke udhëtuar në aksin rrugor Dërmish-Bogaz, me mjetin tip Ford me targa TR 8098 P nën efektin e pijeve alkoolike , ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka goditur mjetin e parkuar tip Volskëagen me targa AA 612 FR.

Materialet iu kaluan Prokurorive përkatëse për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas