TIRANE- Në nenin 5 të projektligjin për amnistinë janë parashikuar rastet e të dënuarve që përjashtohen nga amnistia. Në përcaktimin e draftit, nuk do tu falen vite të dënimit personave që kanë kryer vepra të rënda në dëm të individëve apo dhe që kanë impakt të rëndë social.
Kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë
Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për vrasje me dashje dhe dëmtime të rënda fizike e psikike, të cialt dënohen me burgim jo më pak se 10 vite ose burgim të përjetshëm, të parashikuara nga neni 73 i Kodit Penal. Po ashtu, nuk përfitojnë amnisti personat e dënuar për vrasje, shfarosje, kthimi në skllevër, internim dhe dëbim, vepra të cilat parashikojnë dënimin jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet burg ose burgim të përjetshëm.
Neni 5/b
Personat e dënuar për vrasje me dashje; vrasje me paramendim; hakmarrje; gjakmarrje; vrasje me dashje ndaj të miturit, ndaj personit me mangësi fizike e psikike, ndaj gjyqtarit, prokurorit, avokatit, deputetit etj; të cilat parshikojnë një dënim jo më pas se 15 vite burg, nuk mund të fitojnë amnisti. Nuk mund të përfitojnë edhe personat që janë dënuar për sigurim të kushteve dhe të mjeteve materiale për të kryer vrasje; vrasje e foshnjës e kryer më dashje nga nëna; vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes; kanosje serioze; nxitje për gjakmarrje; vrasje nga pakujsedia. Të gjitha këto vepra parashikojnë një dënim jo më pas se 3 vite burg.
Neni 5/c/ç
Të dënuarit për veprën penale të torturës; totura me pasoja të rënda; plagosja e rëndë me dashje; shitblerje e organeve që përdoren për transplant; shkaktimi i vetëvrasjes, gjithashtu nuk mund të përfitojnë nga amnistia. Edhe personat e dënuar për marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur; marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç; marrëdhënie seksuale me të rritur; marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur; marrëdhënie seksuale nën kërcënimin e armës; marrëdhënie seksuale në vende publike dhe vepra të turpshe, nuk mund të përfitojnë një ulje apo falje dënimi.
Neni 5/d/dh
Veprat penale si, rrëmbimi ose mbajtja peng e personit; shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë; heqja e lirisë; trafikimi i personave, po ashtu nuk përfitojnë amnisti. Ndërkaq, edhe personat e dënuar për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese dhe për pornografi nuk përfitojnë asnjë ulje dënimi apo falje të tij. Këto vepra parashikojnë dënim deri në 10 vite burg.
Neni 5/e
Amnistia nuk prek as të dënuarit për veprat penale të braktisjes së fëmijëve të mitur; keqtrajtim i të miturve; fshehje ose ndërrim me dashje të fëmijës; trafikim të të miturve; shtytje të të miturve në krim dhe shtrëngim ose pengim për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë. Këto vepra penale parashikojnë një dënim jo më shumë se 5 vite burg.
Neni 5/ë
Po ashtu, nuk mund të përfitojnë amnisti edhe personat e dënuar për vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën; vjedhje e bankave; vjedhje e energjisë elektrike; vjedhje e veprave të artit e kulturës; trafikimi i veprave të artit; vjedhje me dhunë; vjedhje me armë; vjedhje me pasojë vdekjen; trafikimi i mjeteve motorike; mashtrim; skema mashtruese dhe piramidale; mashtrimi kompjuterik; mashtrim në subvencione; shkatërrim i pronës me eksploziv; kontrabanda nga punonjës të Doganës; fshehja e të ardhurave dhe mospagim të taksave dhe tatimeve. Të gjitha këto vepra penalesh dënohen jo më pak se 15 vjet burg.
Neni 5/f/g
Edhe personat e dënuar për falsifikim të dokumenteve; falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave; falsifikim i akteve të gjendjes civile; shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor dhe shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr u pyjeve, të cilat parashikojnë një dënim me gjobë ose deri në 3 muaj burg, nuk mund të përfitojnë amnisti.
Neni 5/h
Nuk mund të fitojnë amnisti edhe personat e dënuar për veprën dorëzim të territorit; dorëzim të forcave të armatosura; provokim të luftës; marrëveshje për ndërhyrje të armatosur; dhënie të informatave sekrete; sigurim të informacioneve; dëmtim i objekteve mbrojtëse; marrja e shpërblimeve; atentat; komplot; kryengritje; thirrjet për armatoje ose marrje pa të drejtë të komandës; thirrjet publike për veprime të dhunshme; shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese, të cilat dënohen me burgim deri në 20 vjet burg.
Neni 5/i
Nuk mund të përfitojnë amnisti të dënuarit për vepra me qëllime terroriste; rekrutim i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste; stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste; krijimi i turmave të armatosura; prodhim i armëve luftarake dhe organizatat terroriste, të cilat parashikojnë një dënim deri në 15 vite burgim.
Neni 5/j
Edhe të dënuarit për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë; shpërdorim detyre; kryerja e veprimeve arbritare; përfitim i paligjshëm i interesave; shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike; korrupsioni pasiv; nxitja e urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve; thirrja për urrejtje nacionale; përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik; rebelimi i të burgosurve; prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit; prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta; shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive; prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike; mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike; nxitja për përdorimin e drogës; pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë; shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor; ndihmë për kalim të paligjshëm të kufije, nuk mund të përfitojnë amnisti. Këto vepra penale dënohem me gjobë ose me burgim deri në dhjetë vjet.
Neni 5/k
Të dënuarit për korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, po ashtu nuk përfitojnë ulje dënimi ose falje të tij. Kjo vepër penale dënohet me gjobë deri në 8 vite burgim.
Neni 5/l
Nuk përfitojnë amnisti edhe të dënuarit për dhënie të shpërblimeve dhe premtimeve; detyrim për pjesëmarrje në veprimtari politike; dëmtin me dashje i materialit zgjedhor; falsifikim i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve; shkelje e fshehtësisë së votimit; pengim të zgjedhësit; shkelja e së drejtës së zgjedhjes; shpërdorimi i autoritetit ushtarak, të cilat parashikojnë dënimin deri në dy vjet burgim. Po ashtu nuk përfitojnë amnisti edhe personat e dënuar për grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupetë strukturuar kriminale, të cilat parashikojnë dënim deri në burgim të përjetshëm.
2. Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar, që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Dhjetor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com