Të dhënat e doganave, çdo shqiptar konsumon më shumë se 1 kg çokollatë në vit

Të dhënat e doganave, çdo shqiptar konsumon më shumë se 1 kg çokollatë në vit

çokollatë

A e dini sa çokollatë konsumohet në Shqipëri në një vit dhe nga vjen ajo? Të dhënat e Doganave tregojnë se importet e çokollatave dhe produkteve të saj në vitin 2017 arritën në rreth 3.2 milionë kg, apo rreth 13 milionë dollarë.

Pas një rritjeje të ndjeshme në periudhën 2014-2016, duke aritur në një nivel rekord, importet e çokollatave ranë sërish në vitin 2017, me 27% me bazë vjetore.

Një pjesë të konsiderueshmtë importeve të çokollatave e produkteve të saj e zë edhe çokokremi, që rezulton mjaft i konsumuar në Shqipëri edhe pse nuk rekomandohet për shkak të përdorimit të vajit të palmës.

Importi zë peshën kryesore, ndërsa prodhimi vendas i çokollatës mbetet informal, i fragmentarizuar (mungojnë fabrikat e mëdha) dhe praktikisht është i pamatshëm.

Duke u nisur nga të dhënat e importit dhe popullsisë, nga përllogaritjet e “Monitor” rezulton se konsumi për frymë i çokollatës ishte rreth 1.1 kg në vit në 2017-n, në rënie të ndjeshme nga 1.5% që ishte konsumi për frymë në vitin 2016.

Shteti kryesor nga importohet çokollata dhe produktet e tjera që përmbajnë kakao  është Polonia, nga e cila vjen 21% e totalit, e ndjekur nga Greqia (20%), dhe Gjermania e Italia me nga 19% secila.

Konsumi i çokollatës tek ne mbetet shumë më i ulët në krahasim me shtetet e tjera, sidomos ato të njohura për prodhimin e produktit të ëmbël.

Sipas të dhënave të Statisca.com, konsumatori më i madh në botë i çokollatës është Zvicra, me gati 9 kg për frymë në vit. Zvicra është e njohur për çokollatën e saj të jashtëzakonshme. Në dyqanet e aeroporteve çokollatat zvicerane janë gjithnjë në rafte dhe nuk është surprizë që suedezët e konsumojnë për frymë këtë produkt më shumë se çdo shtet tjetër në botë. Fqinjët e Gjermanisë janë gjithashtu të varur pas çokollatës me një konsum për frymë që arrin në 8.4 kg. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsumi mbetet relativisht i lartë, në 5.5 kg për frymë.

Të dhënat e doganave

Shtetet që e përdorin më pak çokollatën janë ato aziatike, teksa në Kinë, konsumi për frymë për vitin 2015 ishte vetëm 200 gram.Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan