TIRANE- Fakte tronditëse dalin në raportin e Auditit, ku evidentohet se gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, fjalëkalimi i administratorit kryesor të sistemit tatimor kombëtarë mbahej jo vetëm nga drejtori i IT-së Renald Rista, por edhe nga disa përfaqësues të kompanisë private të suportit, që në këtë rast është “IKUB”. Tronditëse është dhe fakti se përfaqësues të kësaj kompanie kanë pasur mundësinë dhe privilegjin për të hyrë në servera ku mbahen deklaratat fiskale të bizneseve, në një kohë kur drejtoria e Tatimeve nuk disponon asnjë kontratë lidhur me mbajtjen e kodeve sekrete me IKUB.
/Shqiptarja.com
VIDEO







