Të dielën nis pelegrinazhi i Haxhit, nga Shqipëria 450 myslimanë drejt Mekës

Rreth 2 milionë myslimanë nisin javën e ardhshme Haxhin në Arabinë Saudite. Burime për Report Tv saktësojnë se nga Shqipëria janë nisur 450 persona, për të përmbushur atë që quhet një nga detyrat  themelore e një myslimani: të  shkojë në Mekë të paktën një herë në jetë.  

Pelegrinazhi  këtë vit nis më 19 gusht dhe mbaron më 24 të po këtij muaji. Kostoja e këtij udhëtimi për këdo që niset nga Shqipëria ëshë 3 500 euro, ku përfshihen të gjitha shpenzimet.  Radio Europa e Lirë raporton se këtë vit do të marrin pjesë edhe pelegrinët nga Irani, autoritetet e të cilit kishin bojkotuar këtë ngjarje në vitet e fundit pasi një shtyrjeje brenda turmës më 2015, kishte lënë të vdekur qindra iranianë.

Deri më 16 gusht raportohet se në Arabinë Saudite kishin mbrritur  më shumë se 1.6 milion persona të cilët vizitojnë Mekën dhe Medinën. Meka është vendlindja e profetit Muhamed për myslimanët,  Gjatë pelegrinazhit myslimanëve ju ofrohen rroba të veçanta të quajtura Ihram.Lidhjet intime, pirja e duhanit, betimet dhe mosmarrëveshjet janë gjëra të ndaluara gjatë pelegrinazhit. 

Një herë në Mekë, myslimanët duhet të lëvizin kundër akrepave të orës për shtatë herë rreth Qabës, rreth faltores së shenjt në mes të Xhamisë së Madhe. Gjatë ditës së dytë pelegrinët vizitojn malin Arafat kur Profeti Muhameti ka dhënë predikimin e tij të fundit.

Temperatura është sfiduese për këdo që vjen nga zonat e mesme a veriore, ku të ardhurit përballen  me  nxehtësi mbi 40 gradë Celsius. Këtë vit, sauditët kanë lançuar aplikacione, ashtu që t’iu ndihmojnë pelegrinëve me të gjitha procedurat, duke nisur nga udhëtimi e deri te kujdesi shëndetësor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS