Të dielën shpallet lista, 'bomberat' e Kombëtares në formë për dy ndeshjet e tetorit

Të dielën shpallet lista, 'bomberat' e Kombëtares në formë për dy ndeshjet e tetorit

Të dielën në mesditë trajneri i Kombëatres shqiptare Edy Reja do të shpallë listën me futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet e rradhës së kuqezinjve për eliminatoret e Europianit kundër Turqisë dhe Moldavisë. Dy takime ku duhet synuar me patjetër fitorja, në mënyrë që pretendohet ende kualifikimi, por me rëndësi për trajnerin është se të paktën reparti ofensiv për këto ndeshje vjen pas një forme të mirë.

Së fundmi ai që ka gjetur golin me skuadrën e tij është Rei Manaj, ‘bomberi’ që luan në ligën e dytë spanjolle me Albaseten. Ish-sulmuesi i Interit me rrjetën e tij vulosi tre pikët përballë Alkorkonit, pasi 90 minutat u mbyllën me shifrat 0-1. Manaj i cili hyri si zëvendësues në minutën e 18 pas dëmtimit të Fuster realizoi në të 67 pasi u tregua i saktë nga 11 metrat.

Ndërkohë edhe pse nuk ka shënuar edhe Odise Roshi ka treguar një formë të mirë në ndeshjen e fundit që Akhmat Grozni fitoi në transfertë 0-1 kundër Ufës. Mesfushori i avancuar qëndroi në lojë gjatë gjithë kohës, ndërsa nga minuta e parë luajti edhe Berisha para se në fund të zëvendësohej.

Më herët gjatë javës Armando Sadiku ka treguar se mund të jetë një lojtar kyç për këto eliminatore të kombëtares. ‘Bomberit’ elbasanas që luan me Malagan i mjaftuan tre minuta për të zhbllokuar sfidën me Saragozën, e cila gjithsesi në fund u mbyll me shifrat 2-2.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020

OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020