Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano u përcoll sot për në banesën e fundit. Ceremonia mortore e mbajtur në nder të tij në Pallatin e Kongreseve, bashkoi të majtë e të djathtë nga politika, të gjithë për të nderuar figurën e Nanos, i cili i shërbeu Shqipërisë që prej periudhës së tranzicionit e deri në demokraci.
Pritjet në hollin e Pallatit të Kongreseve nisën që prej orës 08:30 të mëngjesit për tu mbyllur me ceremoninë shtetërore në mesditë. Deputetë, politikanë, përfaqësues të lartë institucionalë e të grupeve fetare i thanë sot lamtumirën ish-kryeministrit të Shqipërisë.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ai që edhe burgoi për 3 vite Nanon, mungoi në ceremoni, por si përfaqësues të tij dërgoi Agron Gjekmarkajn dhe Flamur Nokën. Pjesëmarrës ishte dhe deputeti Arjan Ndoja ndërsa nga aleatët opozitarë ishin Agron Duka, Fatmir Mediu dhe Tedi Blushi, si përfaqësues i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Kam pasur një miqësi shumë të ngushtë me Nanon. Jemi njohur që nga viti 2000 bashkë, ruajmë kujtime të mrekullueshme. Më vjen ndërmend shprehja e doktor Solisit, Nano vdiq kur i vdiq ajo që kishte me të mirën në trupin e tij, truri. Çdo njeri ka anët e forta të tij të vetat, Nano kishte trurin. Kur i vdiq truri, vdiq Nano”, tha Duka.
Fatmir Mediu tha se Nanon do ta kujtojë gjithmonë si një politikan të tolerancës, një kundërshtar të denjë dhe një njeri me kontribute të mëdha në jetën politike të Shqipërisë.
“Unë do ta kujtoj Nanon si njeri i mendimit dhe i tolerancës. Një kundërshtar që me të cilin kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe padyshim me kontribute në të gjithë jetën politike të këtij vendi. Askush nuk është perfekt, por Fatos Nano kishte tolerancën, që jo shumë politikanë shqiptarë e kanë”, tha Mediu.
Blushi tha se Nano do të kujtohet gjithmonë si figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane.
“Z. Nano do të kujtohet si një figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane. Dy qëndrimet e tij politike "të lëshojmë pushtet për të ndërtuar shtet" dhe "organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta është më i rëndësishëm se rezultati" uroj të udhëheqin të majtën shqiptare”, tha Blushi.
Për mediat, pas homazheve dy fjalë thanë dhe miqtë e Nanos apo bashkëpunëtorët e tij të ngushë politikë.
Ish-ministri i Ekonomisë së PS-së, Arben Malaj, e ka cilësuar periudhën aktive politike të Nanos, si një trashëgimi të madhe dhe që duhet të jetë shembull për politikanët sot dhe ato të së ardhmes.
“Ajo që do të mbetet nga Fatos Nano në të gjithë tranzicionin shqiptar, është trashëgimia e tij politike, e cila për mua dhe kolegët e mi do të shërbejë si një pikë referimi, por dhe si një model inspirimi për të rinjtë. Ishte erudit, mendjehapur, ishte liberal dhe u fokusua të gjëja që kishte më të rëndësishme Shqipëria, që ishte paqja sociale”, tha ndër të tjera Arben Malaj.
Ish-deputeti i PS, Spartak Braho e kujton me nostalgji rrugën e përbashkët politike me Fatos Nanon. raho thotë se Nano shkëlqeu si lider politik dhe sot duhet t’i kujtohen qasjet e mira dhe të këqija, ku mes rreshtave nënvizon edhe burgosjen nga regjimi fashist i Berishës, siç ai e cilësoi.
“E kujtoj me nostalgji. Kemi patur një rrugë politike të përbashkët që në themelimin e PS, si lider politik Fatosi shkëlqeu dhe sot humbja e tij na obligon të vijmë ti bëjmë nderin, ta përkujtojmë, të kujtojmë që qasjet e mira dhe të këqija, veçanërisht burgosjet e tij nga regjimi fashist i Berishës”, tha Braho.
Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi si dhe një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Nanos, tha për të se pavarësisht kontributit të vyer në PS, Nano do të mbahet mend si i vetmi politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet, dhe si i vetmi politikan që kur humbi, dha dorëheqje të parevokueshme.
“Nano si lider i PS në 14 vite kur nuk ka për të ndodhur më që në harkun e 14 viteve, 4 vjet ti kalosh në izolim dhe 8 vjet ta mbash forcën politike në pushtet pikërisht në dekadën e parë të themelimit dhe transformimit të kësaj force politike si asnjë forcë politike. Do mbahet mend si i pari që në zgjedhjet para dhe të fundit që humbi dha dorëheqjen të parevokueshme duke e lënë të lirë partinë politike dhe gjeneratën re për të marrë drejtimin e kësaj force politike”, tha Gramoz Ruçi.
Deputeti i PS-së, Erion Braçe tha për Nanon se ai “i dha mundësi të gjithëve papërjashtim, edhe atyre që ishin në rrënojat e partisë së punës dhe dolën prej saj dhe të gjithë të tjerëve që iu bashkuan PS më pas.”
Në homazhe mori pjesë dhe ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli, i cili tha se “ai kurrë nuk u hakmor, edhe pse ndaj tij u hakmor politika. Është ai Fatos Nano që i njohu dorëheqjen dhe nuk e kthye më kurrë në politikë. I mori njerëzit nga rruga dhe i bëri ministra.”
Gjithashtu qytetarë të thjeshtë e simpatizantë ishin pjesë e ceremonisë, duke thënë se Nano do të mbahet mend gjithmonë si kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Për shkak të pamundësisë për të qenë prezent në ceremoni, Erion Veliaj ka dërguar një kurorë me lule për të nderuar figurën e Fatos Nanos, Në ceremoni nuk mori pjesë as presidenti i Republikës, Bajram Begaj për shkak se ndodhej jashtë shteti. Ceremonia e lamtumirës për Nanon u mbyll me nderime nga trupi diplomatik dhe qeveria shqiptare me në fund një fjalim të kryeministrit Rama, bashkëshortes Xhoana dhe djalit, Sokol Nano.
Agron Gjekmarkaj dhe Flamur Noka janë dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike, të cilët kanë ardhur për të kryer nderimet në ceremoninë mortore të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.
Vetë Sali Berisha nuk ka ardhur në ceremoni, por ka dërguar si përfaqësues të PD-së Gjekmarkajn dhe Nokën.
Berisha dhe Nano kanë pasur përballje të ashpra politike. Nano u burgos në vitin 1993, kohë kur Berisha ishte në pushtet, si i akuzuar për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata. Pavarësisht se u dënua me 12 vite burgim, Nano u lirua 3 vite më vonë pas një amnistie të dhënë nga Berisha.
Në homazhet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, mori pjesë edhe ish-kryetari i Kuvendit dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij, Gramoz Ruçi. Ruçi e përshkroi Nanon si një figurë të pazëvendësueshme të historisë politike shqiptare, që shënoi rrugëtimin e së majtës drejt modernitetit dhe demokracisë. Ai tha se Nano do të mbahet mend si themeluesi dhe reformatori i Partisë Socialiste, një qytetar ekselent dhe intelektual i klasit të parë, që sakrifikoi pushtetin për të ndërtuar shtet.
Ruçi tha se Nano do të mbahet mend si i vetmi politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet, dhe si i vetmi politikan që kur humbu dha dorëheqje të parevokueshme.
“Një komb e një popull e shfaq veten me njerëzit që nxjerr, por njëherësh e shfaq veten edhe për mënyrën se si i nderon dhe përkujton ata. Sot është dita që të nderojmë e të përkujtojmë Fatos Nanon. Si të parin themelues të PS, si i parë reformues i PS, si i pari demokratizues i PS, si i pari transformues i PS. Nano si lider i PS në 14 vite kur nuk ka për të ndodhur më që në harkun e 14 viteve, 4 vjet ti kalosh në izolim dhe 8 vjet ta mbash forcën politike në pushtet pikërisht në dekadën e parë të themelimit dhe transformimit të kësaj force politike si asnjë forcë politike. Do mbahet mend si i pari që në zgjedhjet para dhe të fundit që humbi dha dorëheqjen të parevokueshme duke e lënë të lirë partinë politike dhe gjeneratën re për të marrë drejtimin e kësaj force politike. Do të mbahet mend si i pari që tezën që tha se do të sakrifikoj pushte për të ndërtuar shtet, nuk e kishte thjesht një predikim, por e bëri realitet kur ishte vetë në pushtet duke i hapur rrugën dy djemve të rinj të PS për tu bërë kryeministër dhe për të lanë karrigen e kryeministrit dhe se Fatos Nano do ngelet një qytetar ekselent, një intelektual i klasit të parë, një politikan rrace dhe do të mbahet mend si i pari politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet. I paharruar kujtimi i vëllai tim dhe kryetarit tim, Fatos Nano, u prehtë i qetë ai se sot e kanë nderuar e përkujtuar përfaqësues nga territori i Shqipërisë, por jo vetëm”, tha Ruçi.
Në pamundësi për të qenë vetë prezent në ceremoni, Erion Veliaj ka dërguar një kurorë me lule në emër të tij për ta vendosur pranë arkëmortit të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Nano përcillet sot për në banesën e fundit. Lideri historik i Shqipërisë, ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare. Grupi i Partisë Socialiste kanë shkruar së bashku për të kryer nderimet e fundit për Nanon, ndërsa ceremonia do të mbyllet me një fjalim të kryeministrit Rama, njëkohësisht pasardhës i Nanos dhe bashkëshortes, Xhoana Nano.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së lirisë, Tedi Blushi mori pjesë në homazhet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Blushi tha se Nano do të kujtohet gjithmonë si figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane.
“Në emër të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta, në emër të Partisë së Lirisë dhe në emrin tonë personal u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve të Fatos Nanos. Z. Nano do të kujtohet si një figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane.
Dy qëndrimet e tij politike "të lëshojmë pushtet për të ndërtuar shtet" dhe "organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta është më i rëndësishëm se rezultati" uroj të udhëheqin të majtën shqiptare”, tha Blushi.
Ish-ministri i Ekonomisë së PS-së, Arben Malaj dhe një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Nanos, ka marrë pjesë në cermoninë mortore që e zhvilluar në nder të liderit historik të së majtës. Malaj u shpreh se Fatos Nano ka lënë pas një trashëgimi të madhe politike, e cila do të shërbejë si pikë referimi.
Ndër të tjera ai tha se Fatos Nano ishte një njeri i ditur, liberal dhe që qeverisjen e tij ia kushtoi Shqipërisë dhe popullit, për të zhdukur kujtimet e ’97-ës dhe për të sjellë paqen sociale.
“Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve. Ajo që do të mbetet nga Fatos Nano në të gjithë tranzicionin shqiptar, është trashëgimia e tij politike, e cila për mua dhe kolegët e mi do të shërbejë si një pikë referimi, por dhe si një model inspirimi për të rinjtë. Ishte erudit, mendjehapur, ishte liberal dhe u fokusua të gjëja që kishte më të rëndësishme Shqipëria, që ishte paqja sociale. E gjithë qeverisja e tij ishte e fokusuar në këtë drejtim për të gjetur hapësirën për të harruar ’97-ën dhe për të ndërtuar paqen duke lënë hapësira përfaqësimi në institucionet kushtetuese dhe për opozitën e vendit. Është një model i veçantë dhe të shpresojmë që do të shërbejë si inspirim”, tha Malaj.
Ish-deputeti i PS, Spartak Braho e kujton me nostalgji rrugën e përbashkët politike me Fatos Nanon, të cilit sot i dha lamtumirën e fundit në Pallatin e Kongreseve. Braho thotë se Nano shkëlqeu si lider politik dhe sot duhet t’i kujtohen qasjet e mira dhe të këqija, ku mes rreshtave nënvizon edhe burgosjen nga regjimi fashist i Berishës, siç ai e cilësoi.
“E kujtoj me nostalgji. Kemi patur një rrugë politike të përbashkët që në themelimin e PS, si lider politik Fatosi shkëlqeu dhe sot humbja e tij na obligon të vijmë ti bëjmë nderin, ta përkujtojmë, të kujtojmë që qasjet e mira dhe të këqija, veçanërisht burgosjet e tij nga regjimi fashist i Berishës. Është ditë përkujtimi dhe nuk ja vlen të themi edhe ndonjë të metë të Fatosit”, tha Braho.
Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli, kujtoi me respekt figurën e ish-kryeministrit, duke theksuar drejtësinë, durimin dhe vizionin e tij për Shqipërinë.
Agolli e përshkroi Nanon si një njeri që “kurrë nuk u hakmor”, edhe pse ndaj tij u kryen veprime politike të padrejta.
“Një njeri që kurrë nuk u hakmor, edhe pse ndaj tij u hakmor politika. Jetën politike nuk ja shkatërroi vetëm Sali Berisha, por edhe bashkëpunëtorët e vet, Servet Pëllumbi, Ilir Meta, Namik Dokle, Luan Hajdaraga e shumë të tjerë. Fatos Nano do mbahet mend për njerëzit e thjeshtë për atë që bëri. E mori në 97 të shkatërruar. Njeriu që ndoqi parimet e veta për një Shqipëri të demokratizuar dhe tolerante. Është ai Fatos Nano që i njohu dorëheqjen dhe nuk e kthye më kurrë në politikë. I mori njerëzit nga rruga dhe i bëri ministra. Kishte miq nga Bill Clinton dhe shumë të tjerë. Ishte burrë shteti”, tha ai.
Në fund, Agolli tregoi edhe pengun e Fatos Nanos: “A kishte peng? Normal, presidenti. Duket kush nuk e vuri, përveç PD dhe partia e majtë nuk donte që Fatos Nano të ishte president.”
Deputeti i PS, Erion Braçe mori pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nanos. Braçe tha se Nano iu dha mundësinë të gjithëve, edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës, që të bënin karrierë brenda PS.
“Nano i dha mundësi të gjithëve papërjashtim, edhe atyre që ishin në rrënojat e partisë së punës dhe dolën prej saj dhe të gjithë të tjerëve që iu bashkuan PS më pas. Pa i mohuar kurrkujt mundësinë për tu rritur zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS. I dha lirinë të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti edhe më të mirë se sa ajo që trashëguan”, tha Braçe.
Në Pallatin e Kongreseve janë duke u mbajtur homazhet për liderin historik të PS.
Mes mijëra qytetarëve që kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e lamtumirës së Fatos Nanos dallojnë socialistët e vjetër, ata që ishin bashkudhëtarë të ish kryesocialistit gjatë rrugëtimit politik.
Ata e kujtojnë Nanon si liderin që transformoi Partinë Socialiste në një forcë politike vizionare, evropiane dhe që i shërbeu vendit.
“Do të mbetet gjithmonë kryetar i PS” veçon njëri prej tyre.
“Jam njohur në fakultet më Fatos Nanon. Pastaj më vonë në politikë edhe pse ishim kundërshtar, Nano ishte një arkitekt i politkës moderne, një gjë që i mungon vendit tonë sot”, tha ai.
“Një politikan që dinte të vlerësonte problemet brenda jashtë dhe jashtë vendit”, tha një qytetare.
“Do ta mbaj mend si njeriu që bëri epokën në Ps”, tha një tjetër për Report Tv.
Politikani Agron Duka dhe deputeti Fatmir Mediu kanë bërë nderimet e tyre në ceremoninë mortore për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano.
Për mediat, Duka tha se Fatos Nano, vdiq në atë moment që dhe truri i tij ndaloi së funksionuari, ndërsa dhe njëherë tregoi miqësinë e ngushtë që ka pasur me Nanon.
“Kam pasur një miqësi shumë të ngushtë me Nanon. Jemi njohur që nga viti 2000 bashkë, ruajmë kujtime të mrekullueshme. Më vjen ndërmend shprehja e doktor Solisit, Nano vdiq kur i vdiq ajo që kishte me të mirën në trupin e tij, truri. Çdo njeri ka anët e forta të tij të vetat, Nano kishte trurin. Kur i vdiq truri, vdiq Nano”, tha Duka.
Opozitari, Fatmir Mediu tha se Nanon do ta kujtojë gjithmonë si një politikan të tolerancës, një kundërshtar të denjë dhe një njeri me kontribute të mëdha në jetën politike të Shqipërisë.
“Unë do ta kujtoj Nanon si njeri i mendimit dhe i tolerancës. Një kundërshtar që me të cilin kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe padyshim me kontribute në të gjithë jetën politike të këtij vendi. Askush nuk është perfekt, por Fatos Nano kishte tolerancën, që jo shumë politikanë shqiptarë e kanë”, tha Mediu.
Gjithashtu në homazhe ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja.
Komente













Pse se bene president kete se kuptoj. Sa ishte gjalle e burgosen pastaj e luftuan per ti zene vendin e e spostuan per ta nxjerre ne pension. Gjithsesi ngushllime familjes se ishte intellectual e paqesor njeri.
Përgjigju