Të drejtat e njeriut/ Manja: GJEDNJ ka 101 vendime prej 2020 kundër Shqipërisë, Holta Zaçaj: Shkeljet e kthyera nga Strasburgu lidhen me pronën

Jo rrallë herë, Gjykata e Strasburgut ka thyer vendimet e gjykatave shqiptare, madje edhe të Kushtetueses duke penalizuar shtetin shqiptar. Shkeljet janë veçanërisht në drejtim të së drejtës së pronës private tha Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

“Në jo pak raste Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka gjetur shkelje në procedurat tona të brendshme, duke përcaktuar detyrimin e shtetit shqiptar për marrjen e masave të nevojshme për korrigjimin e tyre.  Ne menyre konkrete, përmes vendimeve të saj kjo Gjykate mund të vendosë ndaj shtetit marrjen e masave me karakter të përgjithshëm, ose me karakter individual, ose të të dyja masave së bashku. 

Masat me karakter te pergjithshem jane vendosur kryesisht në rastet e konstatimit të shkeljeve sistematike të të drejtave themelore, veçanërisht në drejtim të së drejtës së pronës private dhe GjEDNJ ka vendosur detyrimin e shtetit shqiptar për miratimin e ndryshimeve në legjislacion. Ndërsa për disa nga këto çështje shteti shqiptar ka marrë masat e duhura, ka ende çështje të tjera qe vazhdojnë të mbeten në vëmendjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Ndonëse GjEDNJ ka gjetur shkelje në një numër të konsiderueshëm çështjesh ndaj shtetit shqiptar, në disa raste riparimi i shkeljes ka kërkuar rihapjen e procedurave nga gjykatat e zakonshme kurse në disa të tjera edhe në Gjykatën Kushtetuese. 

Numri i kërkesave të paraqitura në Gjykatën Kushtetuese në këtë drejtim ka qenë i ulët, vetëm 8 kërkesa, për 5 prej të cilave Gjykata është shprehur me vendim përfundimtar. Ndërkohë, 1 kërkesë e vitit 2024) ka kaluar për shqyrtim në seancë dhe po pritet shqyrtimi i saj”

Shkeljen e të drejtave të njeriut nga organet e drejtësisë shqiptare të vëna në fokusin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut e pranon edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili tha se nga 2020 janë 101 vendime të GJEDNJ-së kundër Shqipërisë.

“Në tërësinë e vendimeve të GJEDNJ-së ndaj Shqipërisë, dëshiroj të veçoj ato në fushën e kompensimit të pronave, duke qenë se jo më larg se viti i kaluar, me nismën e Ministrisë së Drejtësisë u ndryshua ligji për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të pronave, pikërisht në zbatim të vendimit Beshiri kundër Shqipërisë. Në përputhje të plotë me qëndrimin e Gjykatës mbi këtë çështje, Shqipëria mori masat për të garantuar trajtimin e drejtë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të subjekteve ish pronarë.

Me qëllim përforcimin e mbrojtjes së të drejtave, Ministria e Drejtësisë ka hartuar për herë të parë Strategjinë për Viktimat e Krimit që synon të ofrojë një kuadër strategjik të plotë për mbrojtjen e qytetarëve si dhe zgjerimin e nocionit të viktimës së krimit sipas standardeve më të mira Evropiane, miratuar nga Këshilli i Ministrave në dhjetor 2023.

Këto deklarata u dhanë në nënkomisionin për Zbatimin e Vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, i cili organizohet nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!