‘Të dyshuarit e policisë’, në listën e hakerave iranianë edhe Stresi e Noizy, me ambientalistin Sazan Guri

‘Të dyshuarit e policisë’, në listën e hakerave iranianë edhe Stresi e Noizy, me ambientalistin Sazan Guri

Stresi, Noizy dhe Sazan Guri

Një listë e publikuar nga hakerat iranianë, dhe që u pretendua se ishte pjesë e sistemit MEMEX por që u përgenjështrua ashpër nga autoritette shtetërore, kishte emra që gjoja të të dyshuarve të policisë. Report Tv mësoi më herë se aty edhe emrat e 2 ministrave, Elisa Spiropali, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Por në 49 file-t e publikuara me gjeneralitete dhe foto të personave me shtetësi shqiptare, të titulluara “Albanian Suspects”, ka edhe shumë emra të tjerë të jetës publike në vend. Në listën e hakerave gjenden edhe këngëtarët Rigels Rajku, njohur me emrin Noizy dhe Arkimed Lushaj, njohur me emrin Stresi. Listës nuk i mungon as ambientalisti Sazan Guri.

Në listë gjendet edhe Voltana Ademi, ish-deputetei i PD Korab Lita dhe ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika. Gjithashtu edhe gazetarë si Armand Shkullaku apo edhe aktivisti Adriatik Lapaj.

Në materialet e publikuara, hakerat iraniane pretendojnë se gjenden të dhënat e mbi 105 mijë personave. Në një reagim zyrtar policia e shtetit e ka hedhur poshtë këtë pretendim duke theksuar se të dhënat nuk kanë rrjedhur nga sistemi MEMEX. Mes emrave të listës misterioze të publikuar nga hakerat iranianë përfshihet edhe këngëtari i muzikës popullore Spartak Xhaferri, i njohur  për këngën e titulluar "Qejf o qejf o qerrata".

Kujtojmë se policia dhe Qeveria ka mohuar kategorikisht që kjo listë të jetë MEMEX.  Në fakt, në listën e publikuar nga hakerët iranianë, nuk kuptohet se ku e ka origjinën kjo database. Ka dhe një element të dukshëm në krye të çdo faqeje me fotot e të pretenduarve qytetarë të dyshuar, ku shkruhet në anglisht: Albanian suspects (Shqiptarët e dyshuar). Nëse database do të ishte e Policisë Shqiptare dhe në të janë emra të shqiptarëve të dyshuar, përse dokumenti duhej të ishte në gjuhën angleze. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja