Të ecësh mbi ujë falë fenomenit
të natyrës, fotot e mahnitshme

Të ecësh mbi ujë falë fenomenit<br />të natyrës, fotot e mahnitshme
Janë të shumta aktivitetet që na presin pas derës në stinën e dimrit, sidomos në ata zona ku kjo stinë e ftohtë shoqërohet nga dëbora dhe akujt.
 
Në varësi të vendit ku jetoni me pak guxim ju mund të shijoni të ecurin në liqenet e ngrira.
 
Kjo është ajo që ka zgjedhur të bëjë Andy Poineau nga Michigan. Javën e kaluar 63-vjeçari është njoftuar se Liqeni i Charlevoix, i treti më i madhi në vend ishte ngrirë.
 
Pasi mori këtë lajm ai vendosi të ecë në akullin që e bënte liqenin të tejdukshëm ndërsa këtë aventure e shoqëroi me fotografi që të lënë pa frymë. 
 
Fotografitë janë bërë virale ndërsa përdorues të shumtë në të gjithë botën dyshojnë vërtetësinë e tyre, por Poineau sqaron se e gjitha kjo ishte reale.

[gallery]20767[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin