Studiuesja, poetja dhe prozatorja e njohur Natasha Spahiu Lushaj ka ndërruar jetë papritur, një ditë më parë, 5 prill.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar familja dhe miqtë e shumtë të Natashës, të cilët prisnin që ditën e enjte ajo të promovonte katër libra të rinj.

Sipas njoftimit të familjarëve Natasha Spahiu Lushaj është përcjellë këtë të hënë në banesën e fundit (Varrezat e Sharrës).

Në fundi të muajit Mars, familja njoftoi se për shkak "të gjendjes së vështirë shëndetësore", promovimi i katër librave të rinj të Natasha Spahiu Lushaj, programuar për më datë 9 Prill, do të shtyhej.

"Të dashur miq të Natashës, jam Besa, vajza e saj e madhe. Mami është duke kaluar një gjendje të vështirë shëndetësore, ndaj ju shkruaj për t'ju azhornuar se takimi promovues do të shtyhet deri në një moment të dytë, kur të na lejojë situata", thuhej në një njoftim të familjes një javë më parë.