Ngjarja e trishtë në rrugën e Durrësit, që frymëzoi shkrimtaren Diana Culi për të shkruar librin ‘Dreri i trotuarit’

Një një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte e ftuar shkrimtarja Diana Culi, e cila ka një karrierë të gjatë në fushën e veprimtarisë letrare. Në një rikthim pas në kohë, znj. Diana me nostalgji kujtoi  fëmijërinë e hershme, kur shkruajti poezinë e parë dhe kur ende mbante gërsheta dhe kapele.

‘’ Unë kam një fëmijëri që e kam kaluar tek ‘’ Parku Rinia’’ sepse kemi banuar tek shallvaret aty ka qenë jeta ime e fëmijërisë, rruga ‘’Myslym Shyri’’ kur unë kam lindur dhe kur u rrita që fillova të kuptoj mbas tre vjetësh  nuk ka qenë kjo rruga e madhe por ka qenë një rrugicë ku sot është ‘’17 Nëntori’’ dhe mua më kujtohet që ne luanim shumë atje me topa, me peta’’ shprehet ajo për fëmijërinë e saj. 

Ajo flet edhe për kohën e shkollës, e vogël dhe me flokët gërsheta ndërsa në kokë mbante një beret, një modë e cila sipas saj vinte për shkak të lidhjeve me Rusinë.

‘’ Ishte një modë që unë mendoj që vinte nga Bashkimi Sovjetik se ruset mbanin gërsheta shumë  dhe ato kanë qenë vitet 50 dhe vinin nga andej’’ tha ajo.

Ndërsa për të, fëmijëria e asaj kohe ishte më e lirë dhe e sigurtë ndryshe nga sot. 

Një ndër librat më të dashur për lexuesin shqiptar nga shkrimtarja Diana Culi është edhe ‘’ Dreri I trotuareve’’ një libër I cili trajton një temë që ende duket tabu në shoqërinë shqiptare sic është aborti.

‘’ Më kujtohet shumë mirë në rrugën e Durrësit se unë shkoja tek Qemala Stafa dhe I binim aty ku diku ishte kafe Flora dhe më kujtohet që një vajzë që ishte një vit mbi ne, ishte në maturë u hodh nga kati pestë dhe ne po shkonim në shkollë dhe pamë polici, njerëz atje dhe e njihnim këtë vajzën. Më vonë morëm vesh me pëshpërima që ajo ishte hedhur nga dritarja sepse kishte ngelur shtatzanë dhe nuk kishte asnjë shpres që mund të martohej se duhet të  martoheshe. Të tilla ngjarje kishte shumë në Shqipëri’’ tha ajo.

Ajo thotë se në periudhën e komunizimit aborte ka pasur shumë, të cilat I ka përshkruar edhe në libër ndërsa këtë fenomen e shpjegon kështu :

‘’ Tani historikisht në shumicën e shoqërive aborti ka qenë I ndaluar dhe sot feja e ndalon, tjetër gjë që shkenca e ka gjetur zgjidhjen dhe njerëzit e aplikojnë për fat. Jo abortin, por e parandalon abortin, parandalon shtatzaninë dhe kjo është zgjidhja që ti të jesh I lirë që të zgjedhësh se si e do jetën tënde, do bësh një fëmijë dy apo tre, do ta bësh tani apo do ta bësh më vonë. Kjo është një zgjidhje që shumë e madhe është një revolucion që ka ndodhur në jetën e grave dhe të burrave sepse edhe burrat ishin robër të kësaj historie. Atëhere socializmi që ishte një sistem në Shqipëri ishte I cuditshëm në këtë pikë, sepse shtetet e tjera socialiste Bahskimi Sovjetik dhe gjithë vendet e tjera lindore, këta abortin e kishin të ligjshëm, dhe mjetet contraceptive I quanin të ligjshme sepse këta thonin që kjo është një liri e gruas vetëm Shqipëria e kishte të ndaluar abortin dhe kontraceptiëvt sepse kishin politikën  prolateriste që ne duhet të bëjmë sa më shumë fëmijë që të shtohemi si popull që të luftojmë kundër revizionizmit dhe imperializmit’’ thotë ajo.

Ndërsa shpjegon gjithashtu se një tjetër arsye ishte edhe sepse përkonte me kulturën patrialkale shqiptare.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja